Futboll Seria A Sport

ZBULOHET PRAPASKENA/ Juventus ka telefonuar fshehtas lojtarin, sherri Paratici-Oriali u ndez prej… Barella-s

Rivalitet brenda fush ës së lojës për një biletë si finaliste e Kupës së Italisë, hatërmbetje të vjetra mes palëve, por mesa duket edhe një tratativë e fshehtë merkatoje që është zbuluar papritur në tension e sipër. Kanë qenë këtë motivet e tensionit të sfidës Juventus-Inter, të së martës në mbrëmje, të cilat pritet që të shoqërohen edhe me masa ndëshkuese nga ana e Federatës Italiane të Futbollit.

Por ndërsa për përplasjet Anjeli-Konte është stërfolur, është e përditshmja “Repubblica” ajo që sjell një prapaskenë të rëndësishme, e cila i vuri zjarrin edhe përplasje thuajse fizike në tunel mes dy drejtuesve, Fabio Paratiçi dhe Gabriele Oriali. Drejtori sportiv i Juves ka fakte se i është drejtuar menaxherit zikaltër me fjalët kërcënuese: “Bën mirë ta qepësh, pasi ka ardhur ora që të të jap një dru ty”. Ndërsa Oriali në tension e sipër, ndoshta pa dashur ose ka ruajtur pikërisht këtë moment i është përgjigjur: “Ti meriton të dënohesh, pasi bën vetë gjëra të turpshme në prapaskenë, duke kërkuar që të bindësh lojtarët tanë në mënyrë joligjore”.

Po për cilin lojtar bëhet fjalë? Mesa duket, sërish sipas “Repubblica”-s, emri që Juventusi ka vënë në shënjestër është ai i Nikolo Barelës. Mesfushorit dhe motori i skuadrës së Interit pëlqehet shumë nga Juventusi, ashtu sikurse me të drejtë edhe nga klube të tjera të mëdha në Europë, por është Paratiçi (siç zbuloi Oriali) që ka vendosur së fundmi të vihet në lëvizje për të joshur futbollistin zikaltër dhe për të transferuar atë në Torino. Drejtori sportiv i Juves theksohet se ka pasur disa telefonata direkte me vetë Barelën, duke i ofruar një pagë të denjë për cilësitë që 24- vjeçari ka: jo pak por 7.5 milionë euro neto në sezon, 3-fishin e asaj që fiton aktualisht tek Interi (2.5 milionë në vit).

Dhe fakti që Barela ka pranuar të flasë disa herë me Paratiçin, ka ngritur menjëherë alarmin dhe tërbimin në radhët e klubit milanez, siç u shfaq edhe gjatë mbrëmjes së të martës, ku Oriali ka shfryrë ndaj Paratiçit për parregullsi. Dhe ndoshta pse jo, menaxheri i skuadrës zikaltër mund të vendosë që përveç fjalëve kërcënuese që morri nga drejtori sportiv i Juventusit, të vendosë ta denoncojë edhe për manovrat jo sportive e ligjore, me të cilat njeriu i merkatos bardhezi ka vepruar për të bindur yllin e skuadrës së Interit që të transferohet në Torino. Me pak fjalë, zjarri mes dy klubeve armike nuk pritet që të shuhet shumë shpejt…

Related posts

LIVE/ Barcelona-Getafe, Messi ndëshkon miqtë

Delo.autor

Kush shpenzoi më shumë në Itali, blerjet dhe huazimet më të kushtueshme

Isa.Autor

2 GOLA NË 120 SEKONDA NDAJ VALENCIAS/ Ancelotti: Fat që kemi Vinicius dhe Benzema, janë sulmues…

Delo.autor

Leave a Comment