Futboll Seria A Sport

NGA STOLI TEK NUMRAT “9”/ Ringritja e Interit duke dribluar “Fair Play”-in, kthesa me Conte-Lukaku

Bin Laden ishte ende gjallë, “Instagram”-i përdorej vetëm prej gjashtë muajsh dhe po prekte kuotën 5 milionë shikime mujore, në Shtetet e Bashkuara dilte filmi “Contagion”, i cili kur shihet sot me pandeminë e nisur të jep drithërima. Interi, ndërkohë, kishte vijat vertikale dhe jo me zigzage. Dhe fitonte, sigurisht. Brenda pak kohësh, nga ai 2 prill 2011-ës i derbit të fundit që vlente titullin në 29 majin pasardhës, zikaltrit do të kishin ngritur në qiell Kupën e Italisë, ende sot trofeu i fundit i klubit. Historia ka vendosur me shkrim atë që ishte e qartë në syrin kritik të asaj kohe: Interi i Moratit kishte arritur në fundin e një cikli që e kishte ngjitur në çatinë e Italisë, Europës dhe botës.

STOLI – Skuadra e sotme një cikël po përpiqet ta nisë. Ose, së paku, është në përpjekje të thyejë një zero që stonon. Aq sa për të krijuar idenë: në historinë e klubit, mungesa më e gjatë mes një trofeu dhe tjetrit ka qenë prej 11 sezonesh sportive, mes titullit të pesë përpara Luftës së Dytë Botërore dhe të gjashtit të 1952-’53. “Agjërimi” peshon dhe kushton: më saktësisht 12,5 milionë euro të pagës së Antonio Kontes, trajnerit të afruar për t’i treguar Italisë që historia vërtet mund të ndryshojë (e më pas ndodhi që në mes pati një pandemi e pasuar nga problemet financiare). Leonardo, trajneri që në atë 2011 fitoi Kupën e Italisë pasi mori vendin e Rafael Benitezit, fitonte 2,5 milionë, ndërsa vetë spanjolli përpara tij nuk e kalonte kuotën 5.

NDRYSHIME – Ka pasur ndryshime në këto dhjetë vite. Në mënyrë kureshtare, tavani i pagave të skuadrës, në verën e 2011-ës, ishte prej 145 milionë eurosh. Sot jemi në kuotën 149, një shifër e ngjashme. Megjithatë, këtu grafiku është në rritje, në ndjekje të një trofeu, jo konsolidimit/falënderimit të të vjetërve që kishin fituar. Në mes klubi ka blerë 140 lojtarë: jo të gjithë kanë veshur fanellën e skuadrës së parë, një pjesë e madhe kanë shërbyer për të mundësuar të ardhura, për shkëmbime, në linja të përgjithshme për rithemelim. Ndryshime të shumta: për t’u kuptuar, në të njëjtën periudhë në dalje janë kompletuar 440 negociata, numër bruto që merr në konsideratë edhe lojtarë të braktisur nga U-19 dhe asnjëherë të transferuar në Serinë A, të larguar ose rishitur.

“FAIR PLAY” – Klubi, ndërkohë, është rritur në planin e arkëtimeve: në vitin 2011 fitimet ndodheshin në kuotën 268 milionë euro, në 2019-ën (bilancin e fundit pa efektin e pandemisë) Interi kishte prekur rekordin e 377 milionëve, pa plusvalencat. Dhe, ka ndryshuar gjithçka. Në dhjetë vite ka pasur dy ndryshime pronësie: nga Masimo Morati tek Erik Tohir në 2013-ën, më pas nga Tohir te “Suning” në 2016-ën. Klubi kaloi “ferrin” e “Fair Play” Financiar nga ku doli në vitin 2019 pas paktit me UEFA-n, me ndihmën e madhe të drejtorit sportiv Piero Auzilio, pikë kyçe në dekadën e fundit zikaltër. Bilanci blerje-shitje në këtë dhjetëvjeçar është negativ për 353 milionë euro: Kondogbia, Zhoao Mario dhe Naingolan janë operacionet më zhgënjyese. Lukaku, i marrë në vendin e Ikardit, numri 9 i cili shumë ka shënuar me Interin, por që nuk ka fituar asgjë, është arsye krenarie, përveçse lojtari më i paguar i të gjitha kohërave në historinë interiste: 75 milionë euro.

NUMRAT 9 TË TJERË – Derbi, ai i së dielës, që për Konten mund të nënkuptojë marrjen e një autostrade apo përfundimin sërish në një rrugë me trafik. Megjithatë, ai së paku ka zgjedhjen. Përpara tij kishin tentuar/shpresuar më kot nëntë të tjerë: Gasperini, Ranieri, Stramaçoni, Maxarri, Mançini, De Bur, Pioli, Veki dhe Spaleti. Asnjëherë Interi nuk kishte arritur kaq pranë kreut, pavarësisht se kuota -1 pikë pas Juves e vitit të kaluar shënoi një kufi, një afrim konkret (dhe jo vetëm me slogane) te fitorja. Tani mbetet vetëm arritja e objektivit: më 23 maj 2021, javën e fundit të kampionatit, do të kenë kaluar 3647 ditë nga fitorja e Kupës së Italisë, dhjetë vite pa gjashtë ditë.

Related posts

RINOVIMI I SKUADRËS/ Chelsea bisedime me 4 titullarë, u skadon kontrata në fund të…

Isa.Autor

KËRKON TË PËRFORCOJË SULMIN NË EKIP/ Trajneri Simeone zëvendëson Diego Costan me një tjetër “Bishë”

Delo.autor

TAKIMI VENDIMTAR/ Messi-Barcelona, ja çfarë pritet të ndodhë gjatë javës!

Delo.autor

Leave a Comment