Futboll Premier League Sport

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Emergjencë totale në prapavijë dhe mungesë fondesh, Liverpool “peshkon” tek Milan

Mateo Musacchio ka një kontratë që skadon në qershor 2021 dhe nuk do të rinovohet. Nuk është pjesë e projektit të Milanit, i cili dëshiron ta shesë atë tashmë në këtë afat transferimi dimëror.

Edhe pse argjentinasi është plotësisht jashtë planeve të Stefano Pioli, agjenti i tij ka zbuluar se ish Villarreal do të qëndrojë në Milanello deri në fund të sezonit.

Zgjedhje e diskutueshme, duke marrë parasysh statusin e tij në ekip.

Nga Spanja, portali Todofichajes.com konfirmon se Genoa mbetet shumë e interesuar për Musacchio. Skuadra e Davide Ballardini po kërkon një përforcim të përvojës në mbrojtje dhe argjentinasi është shumë i popullarizuar.

Mateo Musacchio | Milan Night

Por lajmi i orës së fundit vjen nga Anglia. Në fakt, tabloidi Daily Mail shpjegon se Liverpool është gjithashtu në gjurmët e Musacchio.

Jurgen Klopp ka nevojë për një mbrojtës të ri qendror dhe një lojtar tjetër i Serie A gjithashtu merret në konsideratë: Nikola Maksimovic, të cilit i skadon kontrata me Napolin.

Gjithashtu në listë janë Fabian Schar, Aleksandar Dragovic dhe Aissa Mandi.

Mateo Musacchio (@MateoMusacchio5) | Twitter

Duke pasur parasysh dëmtimet e Van Dijk dhe Joe Gomez, menaxheri i Reds ka nevojë për një lëvizje në mbrojtje. Sigurisht është për t’u habitur që Liverpool mendon për një qendror si Musacchio i cili nuk ka luajtur për muaj me radhë. Do të shohim nëse ka ndonjë ofertë konkrete në ditët në vijim.

Një telefonatë nga Klopp do të ndryshonte mendjen e argjentinasit dhe agjentit të tij, të cilët deri më tani kanë vendosur për qëndrimin e tyre në Milano.

Related posts

Zbulon ekipi i ri për Nabil Fekir, nuk është Liverpooli

Sadik.Autor

HISTORIKE/ Arbitrat shqiptarë caktohen të gjykojnë Gjermani-Letoni për U21

F.autor

ZGJODHI BELGJIKËN PARA SHQIPËRISË/ Lojtari “kuqezi” fshinë MERIMANGAT me një SUPERGOL (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment