Futboll Seria A Sport

KAOSI ME REZULTATET E TAMPONËVE/ Klubi i Serisë A rrezikon pikë penalizim, Juventus pret fitoren në tavolinë

Kaosi me rezultatet e tamponëve të disa futbollistëve të Lacios, në periudhën mes tetorit dhe nëntorit, që përfshinë Thomas Strakoshën, Çiro Imobilen dhe Lukas Leivan, ka bërë që prokurori i Federatës Italiane të Futbollit, Xhuzepe Çine, të mos pranojë paktin që klubi kryeqytetas ka dashur të bëjë, për të arkivuar këtë çështje.

Përkundrazi, hetimi do të thellohet dhe tashmë Lacio rrezikon vërtet sanksione shumë të ashpra. Fakti që në bashkëpunim me klinikën në Avelino, tamponët ndonëse me një ngarkesë shumë të vogël infektimi (10 për qind shkruhet në dosje), nuk i janë raportuar ASL-së së Romës, madje lojtarët Strakosha, Imobile e Leiva që nuk u pranuan të luajnë nga UEFA, në Champions kundër Bryzhit, kishin zbritur në fushë ndaj Torinos, por në të njëjtën kohë edhe pse me ngarkesë të vogël lojtarët në fjalë ishin stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës, edhe përpara sfidës me Juven, ka bërë që ky hetim të thellohet shumë.

Madje, dje media italiane ka folur se për presidentin Lotito, përgjegjësit sanitarë Pulçini e Rodia pritet që të merren masa të ashpra, nga gjobat deri te pezullimet, por më shumë se kushdo tjetër rrezikon skuadra, e cila pritet që të humbë disa pikë në renditje, pse jo, Juventusi dhe Torino mund të kërkojnë fitoret në tavolinë, por ekziston edhe mundësia e rënies nga kategoria, ndonëse kjo për momentin duket një masë shumë e ashpër.

Gjithsesi, të gjitha opsionet janë të hapura, pasi Lacio akuzohet se ka qenë një bombë me sahat për përhapjen e infeksionit në Serinë A, por mbi të gjitha edhe për fshehje apo trukim të rezultateve të tamponëve të lojtarëve të tyre.

E gjithë kjo temë po shqyrtohet me kujdes dhe në orët e ardhshme pritet edhe dalja e vendimit. Por nëse Lacio është në ankth për sanksionet në pikë dhe gjobë që mund të marrë, nga ana tjetër për Juven (barazuan 1-1 ndaj Lacios), por edhe për Torinon (u mundën 3-4 in extremis), fitoret në tavolinë në favor të tyre do të ishin pikë të rëndësishme në renditje.

Related posts

“NA MUNGOI INSTIKTI VRASËS ME LAZION”/ Conte: E dominuam takimin, me pak fat mund të merrnim më shumë

Delo.autor

E BUJSHME/ Kampionët e Europës i “rrëmbejnë” Napolit mbrojtësin e djathtë

Isa.Autor

HIDHEN NË SULM PËR “OBJEKTIVIN” E RADHËS/ “Kuqezinjtë” ofrojnë dy lojtarë për mesfushorin e Fiorentinës…

Delo.autor

Leave a Comment