Futboll Kategoria Superiore Sport

“NUK KAM ASNJË SIMPTOMË”/ Rezultoi pozitiv me COVID-19, titullari i Tiranës humb edhe sfidën ndaj…

Filip Najdovski rezulton me COVID, ndërsa ka qenë federata maqedonase që e ka zbuluar pozitivitetin e futbollistit bardheblu. Problemet nuk kanë fund për Tiranën. Për “Panorama Sport” lajmin e ka konfirmuar edhe mbrojtësi maqedonas.

“Po, kam rezultuar pozitiv me Koronavirus. Jam mirë dhe nuk kam asnjë simptomë, pavarësisht se rezultova i infektuar”, deklaroi shkurtimisht Najdovski për gazetën. Ai ka qenë në Maqedoni gjatë këtyre ditëve dhe pritej të grumbullohej me ekipin kombëtar për një test, por pas testimeve ka rezultuar se është infektuar me virus. Mediat maqedonase dhe Federata e Maqedonisë konfirmuan se futbollisti i Tiranës, Filip Najdovski, u largua nga grumbullimi i ekipit kombëtar në hotel “Hilton”, pasi doli pozitiv me COVID.

Ai menjëherë u izolua dhe nuk ishte në kontakt me lojtarët e tjerë gjatë qëndrimit të tij në Shkup. Najdovski ishte vetëm në një dhomë, siç është gjithmonë procedura në ekipin kombëtar. Lajmin në fjalë e konfirmoi edhe federate maqedonase e Futbollit.

“Një nga lojtarët e thirrur në kampin stërvitor rezultoi pozitiv me COVID. Masat e mbrojtjes u vunë shumë shpejt. Menjëherë pas lajmit, të gjithë në ekip u izoluan derisa të mbërrinin rezultatet. Të gjithë të tjerët (lojtarët e futbollit, stafi sportiv dhe logjistika) kanë rezultuar negativ”, informoi të martën Federata e Futbollit të Maqedonisë, saktëson “Makfutball.mk”.

Najdovski ishte larguar nga Tirana të dielën sepse është i pezulluar për sfidën me Teutën. Ai ishte i grumbulluar në zborin që po bën kombëtarja e Maqedonisë në Shkup, por lojtari i Tiranës humbi mundësinë për një vend në përfaqësuesen, e cila do të luajë në Europian këtë verë. Kristian Toshevski, i cili është miku më i afërt i Najdovskit te Tirana është testuar dhe ka dalë negativ.

Rrjedhimisht Filip Najdovski humb ndeshjen me Teutën, për kartonë dhe për të paktën dy javët e ardhshme nuk do të jetë të dispozicion të trajnerit Orges Shehi. Kujtojmë, se edhe tekniku i bardhebluve është izoluar së fundmi pasi dyshohet se mund të jetë infektuar me virusin.

Related posts

PAS BARAZIMIT ME ROMËN/ Gattuso: Piatek frikëson kundërshtarët, ja pse më ka befasuar

Delo.autor

Dëmtimi horror, lojtarët e shokuar qëndruan për 9 minuta në dhomat e zhveshjes

Sadik.Autor

SKANDALI NË AFGANISTAN/ Rikthehet në kombëtare pas SHËRBIMEVE SEKSUALE

Isa.Autor

Leave a Comment