Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Fati i Gattusos me Napolin duket i caktuar, tek skuadra e De Laurentiis priten rikthime të mëdha

Duket se raporti i Ivan Xhenaro Gatuzos me Aurelio De Laurentis është krisur.

Kjo ka bërë që presidenti i Napolit të shohë pasardhësin e Gatuzos për sezonin e ardhshëm, ku nuk përjashtohen dhe rikthimet e bujshme.

Sipas mediave italiane në këto kohë po qarkullojnë emrat e Benitez dhe Mauricio Sarri të cilët mund të jenë rikthimet e mundshme të të kaltërve. Por deri më tani janë thjesht sugjerime.

Emrat e tjerë që qarkullojnë për pankinën e skuadrës nga Kampanja, është ai i Ivan Juriç i cili aktualisht është trajneri i Veronës dhe De Zerbi i cili aktualisht mban rolin e trajnerit tek skuadra e Sasuolos.

Në Napoli duket se fati i Gatuzos është i paracaktuar dhe me shumë mundësi që ish-tekniku i Milanit të largohet nga të kaltërve në fundin e këtij sezoni.

Related posts

SERIA A/ Cambiaso ngacmon Milanin: E ngritën shumë ‘stekën’

Q.Autor

PAS LAMTUMIRËS ZHGËNJYESE TEK MILAN/ Gattuso merr ofertë nga klubi francez…

Delo.autor

ZYRTARE/ Sokol Cikalleshi dhe Endri Çekiçi shokë skuadre, firmosin në një ekip

F.autor

Leave a Comment