Futboll Seria A Sport

PENALLTIA E HUMBUR E IBRËS/ Si Mihajloviç ndihmoi portierin e tij

Milani mori një fitore shumë të rëndësishme ditën e shtunë, teksa mposhti me rezultatin 2-1 Bolonjën në transfertë, falë dy penalltive.

Gjithsesi, portieri i Bolonjës, Skorupski, ia doli ta priste penalltinë e parë të Ibrahimoviçit, e cila më pas u shndërrua në gol nga Rebiçi.

Mediat italiane kanë zbuluar diçka të veçantë, gjatë kohës kur sulmuesi i Milanit po gjuante penalltinë. “Mos u shqetëso, Ibra nuk do ta shënojë penalltinë”, mësohet t’i ketë thënë Mihajloviç portierit të tij.

Pikërisht e njëjta gjë ndodhi, por te Bolonja nga gëzim u kthye në mërzi, pasi nga topi që u kthye prej pritjes së portierit, Rebiç e gjuajti menjëherë për ta dërguar në rrjetë.

Related posts

MORI GJOBË DHE U PEZULLUA NJË NDESHJE/ “Gardiani” Chelseat pranon gabimin: E pashë momentin e refuzimit nga…

Delo.autor

PEZULLIMI I KAMPIONATIT PAS DHUNËS/ Gazmend Demi: Policia duhet të jetë në stadiume, nuk jemi…

Delo.autor

Renditja/ Kategoria e Parë, Grupi B: Pogradeci në krye, sa shumë rivalitet mes skuadrave

Isa.Autor

Leave a Comment