Futboll Premier League Sport

PËRBALLJA NDAJ MILAN NË EUROPA LEAGUE/ Manchester United mirëpret Ibrahimovic: Ky burrë i madh…

“Ky burrë i madh po rikthehet”. Ishte kjo mirëpritja që uebsajti i Mançester Junajtidit i bëri shortit të djeshëm në Nion, për 1/8- at e Ligës së Europës, pasi goglat ofruan dopioduelin mes “Djajve të Kuq” dhe Milanit. Referimi pa dyshim që ishte për Zlatan Ibrahimoviçin, me suedezin që me Junajtidin luajti në sezonin 2016-2017, por edhe deri në janar të 2018-ës, përpara se të transferohej në MLS:

“Gjiganti suedez pati një sukses të madh në sezonin e parë me Junajtidin, derisa i ndodhi ai dëmtim i tmerrshëm në gju, në sfidën kundër Anderlehtit, pikërisht në Ligën e Europës, turne që vërtet nuk i lejoi suedezit që të vinte veten në vitrinë në finale, por që në fund arriti të ngrejë së bashku me skuadrën trofeun në Stokholm, duke mundur në finale Ajaksin”.

Në një vit e gjysmë në Mançester, Zlatan Ibrahimoviç mundi që të fitonte Ligën e Europës nën drejtimin e Zhoze Murinjos, që përbën edhe trofeun e fundit të sulmuesit aktual të Milanit, i cili do të kthehet në “Old Trafford” si kundërshtar, por me plot kujtime të bukura.

Related posts

DOZA E TRETË PËR CHIELLINI-N/ Mbrojtësi i Juventusit me mesazh sensibilizues: Vaksinohuni për ne dhe të tjerët…

Delo.autor

Inter është i gatshëm të rinovoj kantratën me Spalletin deri në vitin 2021

Sadik.Autor

LEVANTE DYFISHON SHIFRAT/ Shënon në fillim Cabaco, më pas Boateng (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment