Futboll La Liga Sport

SHOKOHET ROMA/ Mesfushori francez largohet nga verdhekuqtë dhe firmos me spanjollët…

Mesfushori francez Maxime Gonalons, pa një sezoni me ulje-ngritje, me vetëm 16 ndeshje të luajtura, ka shkuar zyrtarisht te Sevilla, ku do të marrë vendin e Nzonzi, që lëvizi në aksin e kundërt. Gonalons është huazuar dhe spanjollët do të kenë të drejtë blerje në fund të sezonit.

Për arritjen e marrëveshjes ndikoi edhe puna e bëra nga drejtori sportiv i Roma, Monchi, i cili më parë ka qenë drejtor sportiv te Sevilla.

Kështu, pas Andre Silva, që shënoi tre gola që në ndeshjen e parë, i huazuar nga Milan, Sevilla ka marrë një tjetër futbollist nga Serie A.

Related posts

Skandali në Shkodër/ Vllaznia nuk merr futbollistin e kombëtares shqiptare

Isa.Autor

SFIDA NDAJ LAÇIT/ Shehi kërkon maksimumin, Tirana ndaj “Kurbinasve” me më të mirët

Delo.autor

REALIZON NJË TJETËR ARRITJE PERSONALE/ Ibrahimovic kap dy legjendat e Milanit me dopietën e fundit

Delo.autor

Leave a Comment