Futboll Ligue 1 Sport

MERKATO E BUJSHME/ PSG i rikthehet pistës “Messi”, por gjithçka varet nga ylli Mbappe

Lionel Messi vijon të lidhet me një largim të mundshëm nga Barcelona, me mediat që raportojnë se në rast se Laporta nuk do të fitojë zgjedhjet për president, atëherë argjentinasi në verë do të gjejë një ekip të ri.

Lidhur me këto zëra, “RMC Sport” ka bërë me dije se PSG ka nisur të mendojë për një sulm të mundshëm për të bindur Lionel Messin. Gjithsesi, kjo gjë mund të ndodhë vetëm në rast se Kylian Mbappe refuzon të rinovojë.

Gjithmonë sipas “RMC Sport”, drejtuesit e PSG kanë gati ofertën e rinovimit për Mbappe edhe për 4 vitet e ardhshme, pasi kontrata aktuale e sulmuesit skadon verën e vitit 2022. Në rast se francezi refuzon, atëherë drejtuesit parizienë do të hidhen në sulm për të bindur Lionel Messin. Kështu, gjithçka duket se është në dorën e Kylian Mbappe.

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Kastriot Dermaku firmos me Parmën, ja përfitimet

Delo.autor

FINALJA CHAMPIONS TOTTENHAM-LIVERPOOL/ Nga Roberto Carlos tek Del Piero, ja si parashikojnë ndeshjen legjendat

Delo.autor

Qëllohet me armë futbollisti 27-vjeçar, gjen vdekjen në vend

Q.Autor

Leave a Comment