Futboll Shqipëri Sport

PO SHKËLQEN NË KAMPIONATIN TURK/ Sulmuesi i Kosovës i jep një pikë ekipit të ri kundër Menemenspor (VIDEO)

Sulmuesi i Kosovës dhe Balikersisporit, Arb  Manaj ka gjetur golin e parë me ekipin e ri në Ligën e dytë të Turqisë. Në sfidën e sotme kundër Menemensporit, 22-vjeçari barazoi në minutën e 60-të.

Pas një krosimi nga faulli, ai kërcen dhe godet saktë me kokë duke baraspeshuar golin e Tajfun Aidoganit. Kujtojmë që te Menemenspori bën pjesë dhe ish-mbrojtësi i Laçit David Domgjoni, i cili luajti të gjithë ndeshjen.

Keçioronguçu, klubi tjetër i kategorisë së dytë të Turqisë ka kartonin e Manajt. Në shkurt, sulmuesi i Kosovës U21 dhe ekipit të parë u huazua tek Balikersispori. Këtë sezon ai ka realizuar 7 gola në 15 ndeshje në Turqi (6 me Keçioronguçunë dhe sot me Balikersisporin).

Related posts

BARAZUAN NË FRYMËN E FUNDIT/ Shikoni britmën e madhe të Zidane pas golit të Benzema (VIDEO)

Delo.autor

Futi në sherr Shqipërinë e Kosovën, talenti zgjedh kombëtare tjetër?

Sadik.Autor

E FUNDIT/ Juventus “shkund” merkaton, gati akordi për një rikthim të bujshëm

Isa.Autor

Leave a Comment