Futboll Shqipëri Sport

PREZANTOHET TEK KAMPIONËT E POLONISË/ Sulmuesi Muçi: Ëndërr e bërë realitet. Mezi pres të dalë në fushë, jam gati për…

Ish-sulmuesi i Tiranës, Ernest Muçi ndihet gati për të nisur kapitullin në futbollin e huaj me Legia Varshavën. Teksa sot u prezantua si transferimi më i ri i kampionëve polake, Muçi pranoi se kjo sfidë e re është e vështirë për të, por synimi i tij është të japë maksimumin me ekipin polak dhe të shijojë lojën.

Në prononcimin për faqen zyrtare të Legias, Muçi vlerësoi terrenet e klubit dhe nivelin e lojtarëve të kampionëve polakë. Edhe pse vjen ku fitorja e trofeve është diçka primare, sulmuesi i Shqipërisë U21 i dha rëndësi përshtatjes me skuadrën. Ai e konsideroi “ëndërr të kthyer në realitet” kalimin te Legia.

“Prapaskenat e bisedimeve mes Tiranës dhe Legias, përshtypjet nga prezantimi – Menaxheri më tha se Legia ishte interesuar për mua që një vit më parë. Isha kaq shumë i lumtur Është një klub dhe mundësi e madhe për mua. Ata negociuan dhe sot jam shumë i gëzuar që ndodhem këtu. Është një ëndërr e bërë realitet, mezi pres të dalë në fushë. Pashë klubin, qytetin. Është shumë mirë. Qendra stërvitore është perfekte, edhe stadiumi. Futbollistët e Legias luajnë shumë mirë dhe u pëlqen luajnë shumë me topin. Jam shumë i lumtur që jam këtu.

Konsiderohet “talenti më i mirë nga Shqipëria” – Kështu thonë, por tani që jam këtu është pak ndryshe. Duhet të tregoj veten dhe të luaj për skuadrën duke dhënë 100%-shin tim. Dua të rritem këtu si futbollist. Është një mundësi e re. Është sfidë e ashpër, por jam gati të përballem.

Pozicioni i preferuar në fushë – E shikoj që Legia luan me formacion ndryshe. Më pëlqen të luajë si anësor në krahun e majtë. Më pëlqen shumë të jem numri 10, por është mirë çdo pozicon ku mund të jem në fushë për të ndihmuar shokët e skuadrës. Dua të luaj dhe të kënaqem me lojën tonë.

Objektivi me Legian – Përveç fitores së titullit kampion, kupës dhe golave, gjëja më e rëndësishme është të kënaqem dhe te rritem si lojtar dhe të përshtatem me ekipin”, u shpreh për faqen zyrtare të Legia Varshavës, Ernest Muçi.

Related posts

14 GOLA TË SHËNUAR NË 4 NDESHJE/ Liga e Europës ndizet “zjarr”. Roma dhe Kumbulla ja dalin përballë Sociedadit

F.autor

E KONFIRMON QEVERIA/ Ja shteti Europian që është gati të hapë dyert e stadiumit për “Euro 2021″…

Delo.autor

HISTORIKE/ Pas basketbollit, një tjetër ligë bashkohet mes Shqipërisë dhe Kosovës

Delo.autor

Leave a Comment