Futboll Sport

KEITA APO SKAMAKA/ Inzagi dhe Marota “përçahen” për sulmuesin rezervë

Klubi i Interit po lëviz me shumë kujdes në merkato, duke shqyrtuar sa më shumë opsione për të plotësuar organikën. Në momentin kur reparti i avancuar ka ende si lider të padiskutueshëm Lukakun dhe Lautaron dhe me Sançezin si zëvendësuesin e tyre, sulmuesi i katërt ngelet ende çështje.

Me Andrea Pinamontin që ka humbur besimin e drejtuesve dhe për të cilin po interesohet Empoli, pistat e zikaltërve vzhdojnë të vërtiten rreth Keita Baldesë dhe Xhanluka Skamakas. Keita e ka shprehur me kohë dëshirën e tij për t’iu bazhkuar zikaltërve përsëri pas sezonit 2018 – 2019. Në Milano sulmuesi do të gjente Simone inzagin, nën urdhrat e të cilit ka qenë kur luante te Lacio dhe që e pëlqen shumë futbollistin.

Cilësitë teknike dhe fizike e bëjnë 26-vjeçarin një sulmues të ndryshëm nga ata që tekniku ka në dispozicion dhe kjo do i hynte shumë në punë skemave të Inzagit. Ndërsa i favorshëm do të ishte eshë përsa i përket anës financiare, sepse sulmuesi do të bëjë ç’është e mundur tu bashkohet kampionëve të Italisë, duke u përpjekur të largohet nga Monako me parametër zero, ndihmuar edhe nga fakti që kontrata e tij skadon pas një viti. por, ndryshe nga Inzagi, i preferuari i Marotës vazhdon të jetë një tjetër. Xhanluka Skamaka, futbollisti i Sasuolos shikohet si një zëvendësues i denjë i sulmuesve titullarë, me aftësi të ndryshme nga Keita dhe do ishte ideali për rolin e qendërsulmuesit tipik.

photo_2021-07-20-23.43.10

Marrëdhëniet e mira mes Marotës dhe Karnevalit, mund të ndikojnë për të lejuar zikaltrit t’i sigurojnë shërbimet e 22-vjeçarit si huazim me të drejtë blerjeje, duke mos rënduar bilancet e klubit. Kushdo që të vijë, do shoqërohet në pankië edhe nga një prej të rinjve Satriano ose Salsedo, më tjetrin që do të largohet, duke e lënë kësht në pesë numrin e sulmuesve që trajneri Inzagi do të ketë në dispozicion.

Related posts

Dueli Kosovë-Shqipëri vazhdon/ Dermaku është “goli” i Panuccit ndaj kolegut Challandes

Isa.Autor

AS RONALDO DHE AS MESSI/ Haaland befason me sulmuesin që studion për t’u përmirësuar

Delo.autor

LIVE/ La Liga: Mbyllet ndeshja Real Madrid-Villarreal në “Bernabeu”. Rezultati 0-0

Delo.autor

Leave a Comment