Futboll La Liga Sport

PUBLIKIMI I KONTRATËS 555 MILIONË EURO/ Messi hedh në gjyq 5 drejtuesit e Barcelonës

Lionel Messi ka vendosur të ndërmarrë hapa ligjorë pas zbulimit të detajeve të kontratës së tij nga gazeta “El Mundo”.

Sipas burimeve pranë përfaqësuesve të tij ligjorë, futbollisti argjentinas do të paraqesë një ankesë penale kundër pesë personave që ai i konsideron të dyshuar për zbulimin e dokumentit privat në gazetën madrilene, një fakt që përbën një krim.

Ata janë Josep Maria Bartomeu (ish-presidenti i Barçës), Carles Tusquets (presidenti aktual i Komitetit të Menaxhimit), Jordi Mestre (ish-nënkryetari për çështjet sportive), Òscar Grau (CEO i klubit) dhe Romà Puntí (shefi i shërbimeve juridike të Barçës) .

Të gjithë këta persona kanë patur qasje në dokumente e për rrjedhojë janë të dyshuarit kryesorë për servirjen e kontratës gazetës “El Mundo”, e cila gjithashtu do të paditet për publikimin e saj, ndërkohë që ajo ishte konfidenciale.

Interesant fakti që vetë klubi i Barcelonës, më konkretisht Komiteti i Menaxhimit, ka kërkuar të fillojë një hetim i brendshëm në përpjekje për të sqaruar detajet e incidentit.

Related posts

Juventusi “fërkon duart” nga tensioni te PSG, synon Cavanin

Q.Autor

Perin: Do të ishte kënaqësi që të luaja me këtë klub të madh…

Sadik.Autor

Pique: “Bëj faulla sa të duash, nuk ju jep të verdhë”

Sadik.Autor

Leave a Comment