Futboll La Liga Sport

E BUJSHME NGA SPANJA/ Pritet të largohet nga Barcelona, ylli Griezmann drejt kalimit në Serie A tek…

Antuan Grizman u transferua me shumë bujë te Barcelona para një sezoni, por francezi nuk po arrin të gjejë shkëlqimin që kishte te Atletiko Madrid.

Në këtë situatë, lojtari me shumë mundësi do të nxirret në merkato nga Barcelona në verë, për të siguruar të ardhura, ët cilat do të investoheshin në një tjetër futbollist për sulmin.

Sipas asaj që raporton “TodoFichajes”, e ardhmja e sulmuesit mund të jetë në Itali, më saktë te Roma. Presidenti i ri i verdhekuqve, po mendon për të bërë lëvizje të mëdha në ekip në verë dhe thuhet se primar do jetë afrimi i Grizmanit.

Klauzola e francezit është 80 milionë euro, por Dan Friedkin kërkon të përfitojë nga situata e krijuar nga pandemia dhe ka gati një ofertë prej 65 milionë eurosh, për të bindur drejtuesit e Barcelonës, të cilët vështirë së do të pranonin ofertë poshtë 80 milionë eurove.

Related posts

DUAN TITULLIN/ Gattuso “shtrydh” kuqezinjtë para debutimit në Serinë A ndaj Napolit

Isa.Autor

DE BRUYNE BËHET BABA/ Zgjedh emrin e ekipit MADHËSHTOR të Seria A (FOTO)

Isa.Autor

“EURO 2020″/ 3 penallti dhe 2 dopiata, Franca e Portugalia kualifikohen për në fazën e 1/8-ve

Delo.autor

Leave a Comment