Futboll La Liga Sport

REZULTAT ZHGËNJYES/ Barcelona ndalet në frymën e fundit, Cadiz i prish festën Messi-t

Barcelona ka marrë një barazim befasues 1-1 në La Liga kundër Cadiz.

Ndeshja e javës së 24-t të La Liga-s është vendosur nga dy penallti, një në pjesën e parë dhe një në të dytën.

Sfida e luajtur në Camp Nou është zhbllokuar nga një penallti e Leo Messi-t, i cili ka luajtur sot ndeshjen e tij numër 506 në La Liga, më shumë se çdo lojtar tjetër në historinë e kompeticionit.

Kur dukej se katalanasit do të siguronin tri pikët, Cadiz ka gjetur golin e barazimit në minutën e 89-të me një penallti të Fernandez.

Tjetër rezultat zhgënjyes për Barçën pas humbjes 4-1 të pësuar në Champions League kundër PSG-së.

Related posts

ÇFARË PO NDODH TEK INTERI/ Tre DISFATAT e zikaltërve. Nga eleminimi tek mposhtja nga vendi i 18

Delo.autor

SHFAQ INTERES “DJAJTË E KUQ” DHE ARSENAL/ Sulmuesi 24-vjeçar shumë afër klubit…

Delo.autor

Formacionet zyrtare: Malaga – Barcelona

Q.Autor

Leave a Comment