Futboll La Liga Sport

RIKTHEHET TEK FITORJA / Atletico Madrid mposht me përmbysje Granada-n dhe vazhdon i qetë në krye

Atletico Madrid ka mundur 2-1 Granada-n dhe është kthyer te fitorja në La Liga pas barazimit 2-2 të marrë kundër Celta Vigo-s para pesë ditësh.

Ka ndodhur gjithçka në pjesën e dytë në takimin e luajtur në Estadio Nuevo Los Carmenes të Granada-s.

Llorente ka zhbllokuar takimin në minutën e 63-të me një goditje të bukur. Festa e colchoneros ka zgjatur vetëm 3 minuta pasi vendasit kanë barazuar me Herrera-n në të 66-ën.

Goli që ka vendosur ndeshjen ka ardhur në minutën e 75-të dhe është shënuar nga Correa, i cili është ndihmuar nga një devijim me fat.

Atletico kryeson La Liga-n me 54 pikë, tetë më shumë se Real Madrid dhe 11 më shumë se Barcelona. Gjithashtu, skuadra e Simeone-s ka edhe një ndeshje për të rikuperuar.

Related posts

GLADIATORI I MESFUSHËS/ Rikthehet “pitbulli” Abrashi, tregon gjendjen e tij (VIDEO)

Isa.Autor

ZYRTARE/ Do të luajë kundër lojtarit të Kombëtares, sulmuesi Asani transferohet tek skuadra e…

Delo.autor

Po zhvillon një botëror shumë të mirë, Real Madrid nën gjurmët ne mesfushorit të njohur

Isa.Autor

Leave a Comment