Futboll Seria A Sport

SFIDA NDAJ CROTONE-S/ Trajneri Pirlo: Është një ndeshje e rëndësishme për të vazhduar luftën për titull

Juventus është gati të kthehet në fushë pas një jave makthi.

Bardhezinjtë vijnë pas dy humbjes radhazi kundër Napoli-t dhe Porto-s, respektivisht në kampionat dhe Champions League. Kampionët e Italisë në fuqi do të presin të hënën Crotone-n, një ndeshje vendimtare për luftën për titull dhe atë për mbijetesë.

Trajneri i torinezëve, Andrea Pirlo, ka thënë në konferencë për shtyp:

“Do të jetë një sfidë e rëndësishme për të vazhduar luftën për titullin. E dimë se do të jetë një ndeshje e vështirë,Crotone është një skuadër që luan mirë, pavarësisht se rezultatet mund të mos kenë ardhur”.

“Buffon do ta nisë nga minuta e parë, ndërsa Dybala nuk është akoma në dispozicion. Ramsey është në dispozicion dhe do të shohim nëse do të luajë nga fillimi dhe në çfarë pozicioni”.

“Agnelli? Flas gjithmonë me presidentin, këtë javë nuk ka ndërhyrë. Nuk ishte e nevojshme sepse e dimë që nuk kemi luajtur si Juventus. Nuk jam dakord se në Napoli kemi luajtur keq sepse kemi pësuar gol pa pësuar asnjë gjuajtje në portë”.

“Me Porto-n mund të kishim bërë më mirë. Unë e ngrita zërin pas pjesës së parë për mënyrën sesi kishim luajtur. Më pas kanë ardhur  disa sekonda errësire që na kanë kushtuar golin e dytë, nuk është e nevojshme ta ngresh zërin kur e di se ke bërë keq”.

Related posts

Napoli kalon në epërsi, Piotr Zielinski shënon një gol fantastik (VIDEO)

Isa.Autor

Messi, Pique, Fabregas : ” Gjenerata e 87 “

Q.Autor

MIQESORJA VELLAZERORE/ Një tjetër gabim në mbrojtje, Kosova kalon në avantazh (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment