Futboll Sport

600 MILIONË EURO NË LOJË/ Ja befasitë që priten të ndodhin javën e fundit të merkatos

Kemi hyrë në javën e fundit të merkatos së verës e cila pritet të sjellë befasi të mëdha.

Neymar, Rodrigo, Dybala, Icardi, Pogba, Correa, Mariano, Rakitic e shumë futbollistë të tjerë të mëdhenj mund të gjejnë një skuadër të re, shkruan e përditshmja sportive madrilene “AS”.

Madje, vlera e transferimeve të javës së fundit mund të arrijë shifrën totale prej 600 milionë euro. Emri më i përfolur i momentit e që mund të jetë edhe blerja më e madhe është pa dyshim Neymar.

Ylli brazilian ka konfirmuar vendimin për largim nga PSG ndërsa Barcelona dhe Real Madrid janë në negociata të vazhdueshme me brazilianin dhe klubin francez që zotëron kartonin e 27-vjeçarit.

– Ndërsa në krahun tjetër, Pogba vazhdon të vlejë 170 milionë euro me Zidanen ka simpati të madhe për kampionin e botës me Francën.

– Atletico Madrid pritet ta marrë Rodrigon për 60 milionë euro, duke ia lënë Correas derën e hapur për t’u transferuar në Milan për 50 milionë euro.

– Real Madridi shpreson se do t’i marrë 20 milionë euro për Marianon, kurse Rakitici, që ishte në stol për ndeshjen kundër Betisit mund t’i sjellë Barcelonës 50 milionë euro.

Përveç Premier Leagues, merkatoja në ligat tjera kryesore europiane mbyllet më 2 shtator.

Related posts

ANGLI-GJERMANI/ “Finale e parakohshme”, magjia e futbollit pritet të zbresë në fushë (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

RIKTHEHET TEK FITORJA/ Partizani mposht Kastriotin në minutat e fundit

Delo.autor

Ndeshja ndaj Juves, flet Di Francesco: Ata janë të pamëshirshëm

Q.Autor

Leave a Comment