Futboll Kategoria Superiore Sport

SHERRI MASIV NË BALLSH/ Disiplina me “dorë të hekurt” për Nuabuezen dhe Carkanjin. Ja vendimet që merren…

Komisioni i Disiplinës ka dhënë ditën e sotme vendimet, për sa i përket javës që lamë pas në futbollin shqiptar.

Disiplina nuk ka toleruar dhunën në në Ballsh, në ndeshjen mes Bylisit dhe Laçit, teksa ka pezulluar me 10 ndeshje nga aktiviteti futbollistin e kurbinasve Kirian Nuabuezen dhe atë të ballshiotëve Xhoi Carkanjin. Dënimit nuk i ka shpëtuar as zyrtari i Bylisit, Ermal Hasimaj, i cili është pezulluar për 9 ndeshje nga aktiviteti futbollistik.

VENDIMET E DISIPLINËS:

1. Lojtari i KF Laçi, Nwabueze Kyrian Chinazorm, për sulm ndaj kundërshtarëve, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

2. Lojtari i KF Bylis, Xhoi Carkanji, për sulm ndaj kundërshtarëve, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

3. Zyrtari i KF Bylis, Ermal Hasimaj, për sulm ndaj kundërshtarëve, në bazë të nenit 47/2/b të KDS, dënohet me 9 (nëntë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

4. Shkëndija C.T U-19, për dështim në zhvillimin e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-19 Grupi A, kundër KS Korabi, në bazë të nenit 30.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.

5. Çeljen e hetimit disiplinor për ndeshjen e Kampionatit të Kategorisë së Dytë midis F.C Bulqiza dhe FK Tërbuni. Urdhërohet Sektori i Garave pranë FSHF për kryerjen e verifikimeve të nevojshme.

6. Rrëzimin e kërkesës së KF Sopoti, në lidhje me lojtarin Orgest Tanushi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

Related posts

I BËN ËNDRRËN REALITET/ Barcelona gradon futbollistin nga akademia, një alternativë më shumë në…

Delo.autor

PËRBINDËSH TROFESH/ Rafael Varane për rekord, ka fituar çdo fianle që ka…

Isa.Autor

MERKATO E VERËS/ Tottenham zgjedh trajnerin e ri, akord me teknikun kampion

Delo.autor

Leave a Comment