Futboll Sport

PORTO-JUVENTUS/ Pas Cuadrados dhe Arthur, “Zonja e Vjetër” humbet Bonuccin. Ja formacionet e mundshme…

Problemet për Juventusin shtohen përpara çdo prag ndeshjeje, por në pritje të duelit të mbrëmjes së sotme kundër Portos, një tjetër mungesë shumë e rëndësishme shtohet në prapavijë.

Pasi në orët e fundit kishin ardhur garancitë për mospjesëmarrjen e Huan Kuadrados dhe Artur Melos në Champions, dje në stërvitjen e fundit është ndalur edhe Leonardo Bonuçi. Qendërmbrojtësi vazhdon që të ketë disa shqetësime në kaviljen e dëmtuar që me Bolonjën dhe kjo gjë po i shkakton në mënyrë kronike dhimbje.

Dhe duke mos qenë në maksimumin e formës, trajneri Pirlo ka vendosur që të mos e grumbullojë më. Edhe Dibala nuk ka mundur që të rikuperojë për Porton, ndërsa në stol do të mund të akomodohet uellsiani Aron Ramsej, i cili kishte qëndruar 3 javë jashtë fushave.

Për sa i përket formacionit bardhezi, shumë zgjedhje janë të detyruara, sidomos në mesfushë, repart që do të formohet nga Kieza, Rabio, Bentankur e MeKeni, që do të mbështesin dyshen sulmuese Ronaldo-Morata. Ndërkohë, prapavija do të shohë në qendër dyshen Kielini-De Ligt, ndërsa nga krahët dy ish-lojtarët e Portos, Sandro e Danilo.

FORMACIONET E MUNDSHME

Related posts

MERKATOJA E JANARIT/ Kinezët JOSHIN me MILIONA yllin e PSG-së

Isa.Autor

BAYERN MUNICH-FRANKFURT/ Pas një pasimi nga Coman, Lewandowski zhbllokon sfidën me stil (VIDEO)

Delo.autor

MEMA ME NJË “ARMË” PLUS/ Ndaj Kamzës ka një rikthim të rëndësishëm

Isa.Autor

Leave a Comment