Futboll Sport

SKANDAL I SHËMTUAR NË BEOGRAD/ Shikoni çfarë i bën Ibrës tifozi i Crvena Zvezdës

Një tjetër incident i shëmtuar u regjistrua në ndeshjen e djeshme në Beograd mes Crvena Zvezdës dhe Milanit.

Pas banerit të nxjerrë kundër Kosovës, tifozët serbë nuk i kursyen fyerjet etnike kundër Ibrahimoviç gjatë ndeshjes, teksa suedezi qëndronte i ulur në një nga stolat e stadiumit në pjesën e tribunës, që luanin rolin e pankinës së Milanit.

Tifozët serbë nuk u mjaftuan vetëm me hyrjen në stadium në një kohë kur shteti serb ia ndalonte një gjë të tillë. Në disa video që qarkullojnë në internet, dëgjohet një prej huliganëve të Crvena Zvezdës, që bërtet fjalën “balija” ndaj Ibrës.

Kjo shprehje përdorej gjerësisht me karakter diskriminues ndaj myslimanëve boshnjakë gjatë viteve të luftës e ishte një fyerje e drejtuar me qëllim ndaj Ibrahimoviç i cili ka origjine boshnjake. Ngjarja ka bërë xhiron e mediave botërore që e kanë cilësuar të papranueshme.

Related posts

Sulmuesi i Manchester Unitedit synim serioz i Real Madridit

Q.Autor

IBRAHIMOVIC FANTASTIK/ Për 1 gol nuk arriti rekordin e legjendës suedeze të Milan

Delo.autor

LIVE/ Premier League: Mbyllet ndeshja Arsenal-West Ham. Rezultati 2-1

Delo.autor

Leave a Comment