Futboll Seria A Sport

RROGA FARAONIKE/ Çelsi përgatit çmendurinë në merkato për Alabanë, austriaku do të bëhej më i paguari në Angli

David Alaba do të bëhej lojtari më i paguar në Angli në rast se do zgjedhë të shkojë te Çelsi në verë. Mbrojtësi i Bajernit konfirmoi largimin e tij nga kampionët e botës në fund të këtij sezoni, pasi i skadon kontrata. 28-vjeçari kërkonte një rrogë shumë të lartë, deri në 400 mijë në paund dhe gjermanët nuk pranuan që të prishnin ekuilibrat.

Dhe kështu një numër i madh gjigantësh në Europës janë në garë për të siguruar shërbimet e një kampioni me parametër zero. Reali i Madridit, Çelsi dhe Siti janë klubet favorite për të transferuar austriakun. Trajneri i Çelsit, Tomas Tuhel, është një admirues i Alabës, i cili mund të luajë në krah të majtë të mbrojtjes së tij me tre vetë.

Por për ta transferuar në “Stamford Bridge”, blutë e Londrës duhet të paguajnë rrogë stratosferike të 400 mijë sterlinave në javë, çka do të thotë se duhet ta bëjnë futbollistin më të paguar në Premier Ligë. Aktualisht, lojtari më i paguar është portieri i Mançester Junajtidit, David de Gea, me 375 mijë paund në javë. Pas spanjollit renditet kapiteni i Arsenalit, Pierr-Emerik Obamejang me 350 mijë paund në javë.

Related posts

INZAGHI NË ALARM, DËMTOHET EDHE ZELEWSKI/ Interi kundër Lazios luan me Asllanin në regji

F.autor

EURO 2020/ Kosovë heroike, bie në Angli pas 13 ndeshjesh radhazi pa humbje

Delo.autor

LA LIGA PUBLIKON KALENDARIN/ Barcelona e nis në shtëpi, Reali dhe Atletico në transfertë. Ja datat e “El Clasicos”…

Delo.autor

Leave a Comment