Futboll La Liga Sport

SKANDALI TEK ATALANTA-REAL MADRID/ Edhe ylli i “Los Blancos” ka dyshime: Nuk e di nëse…

Real Madrid ka fituar raundin e parë të 1/8-ave të Champions League kundër Atalanta-s falë një goli të Mendy në fundin e takimit.

Megjithatë, në qendër të vëmendjes ka përfunduar kartoni i kuq i marrë nga Remo Freuler në pjesën e parë, i konsideruar shumë  ashpër nga mediat sportive ndërkombëtare.

Një episod që është konsideruar si i dyshimtë edhe brenda shtëpisë së Los Blancos, më saktësisht nga Lucas Vazquez, i cili ka thënë për Moviestar+:

“Janë detajet që bëjnë diferencën në këto ndeshje. Kartoni i kuq për Atalanta-n? Ishte një aksion shumë i shpejtë. Nuk di të them nëse ishte i kuq apo jo. Di vetëm që goli i Mendy ka qenë vendimtar dhe jemi të gëzuar për të dhe skuadrën. Ka rëndësi fitorja”.

“Gjithsesi, e dimë se nuk ka mbaruar këtu dhe se është akoma edhe ndeshja e kthimit”.

Related posts

EFEKTI RONALDO/ ALLEGRI këtë sezon do sjellim CHAMPIONSIN në TORINO

Isa.Autor

U largua nga Shkëndija, Olsi Teqja drejt Belgjikës

Sadik.Autor

PARATË E SHEIKËVE SJELLIN PËRÇARJE/ Kapiteni i Njukasëllit përleshet me grushte me shokun e skuadrës

Delo.autor

Leave a Comment