Bundesliga Futboll Sport

STATISTIKA PREJ KAMPIONI/ Gjumë e lente blu për perëndimin, ja sekretet e talentit Haaland…

Numra prej kampioni: 41 gola në 42 ndeshje me fanellën e Dortmundit, por nëse ndalemi vetëm te Champions-i ka shënuar 18 gola në 13 sfida (përfshirë këtu edhe ato me Salcburgun). Numra të çmendur për një talent që do të bëhet kampion i madh: Erling Haland. Sulmuesi 20-vjeçar nga Norvegjia është duke kaluar një formë të jashtëzakonshme.

Sekretet e tij? Ka të dhënë mjaft të mira tekniko-fizike, por këto t’i lëmë mënjanë. Duket se sekreti i tij është stili i jetës: Zgjohet herët, bën ecje, ushqehet në mënyrë të kontrolluar dhe korrekte, pak karbohidrate, shumë proteina dhe mbrojtje me lente blu nga rrezet e dëmshme diellore gjatë perëndimit të diellit. Haland është nga ata që e lejon trupin që të funksionojë në mënyrën më të mirë të mundshme. Është shumë aktiv, rregullon bilancin e hormoneve dhe kujdeset për çdo detaj. Ai ka hequr nga tavolina e tij ushqimet që nuk i bëjnë mirë organizmit dhe nuk sjellin energji: ushqimet me sheqerna, brumërat, yndyrat e dëmshme, gjërat e skuqura dhe alkoolin. Ka shtuar në menynë e përditshmërisë së tij frutat, sallatat, peshkun dhe mishin. Por ai bën eksperimente me trupin e tij sa i përket ushqimit. Në fillimet e tij në futboll hante gjithçka dhe provonte se cilat janë ushqimet që i bënin mirë apo jo. Pas katër javësh vendosi për ta vazhduar me këtë ushqim apo ta ndryshonte.

GJUMI – Një tjetër aspekt i rëndësishëm në jetën e tij është gjumi i natës. Të flesh më pak se 7 orë natën nuk të garanton qetësinë e trupit. Por cilat janë rregullat për përmirësimin e gjumit? Të shkosh në shtrat në të njëjtën orë dhe të zgjohesh në të njëjtën. Përpara gjumit duhen 40 minuta për të larguar vëmendjen nga përditshmëria me ndonjë libër apo “joga”. Duhet të sigurohet që gjumi i tij të jetë në ambient të sigurt, pa drita. Ai madje ka një aplikacion që i tregon të dhënat për ciklet e gjumit. Stili i jetës së Halandit është perfekt deri tani dhe kjo e ka ndihmuar shumë që të ketë këto hapa të rëndësishëm në karrierën e tij. Është duke e mahnitur të gjithë Europën me golat dhe me shifrat që ka arritur në pak sezone në elitë. Shumë ekipe të mëdha janë duke e ndjekur, mes tyre Reali i Madridit dhe Barcelona. Do të ketë rivalitet mes tyre për ta transferuar.

Related posts

HUMBI ME BRIGHTONIN/ Man United vendos PËRFUNDIMISHT për të ardhmen e Mourinhos

Isa.Autor

Hap fals i Parmës, Cesena e ‘përmbys’ në sekondat e fundit

Sadik.Autor

Leicesteri e barazon rezultatin, ka shënuar golin Marc Albrighton (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment