Futboll Kategoria Superiore Sport

“9 HERË KAMPION, 7 KUPA TË SHQIPËRISË”/ Boshnjakët ”i tremben” Vllaznisë. Ja çfarë shkruajnë për shkodranët…

Vllaznia mësoi ditën e sotme kundërshtarin për raundin e parë në Ligën e Konferencës. Shkodranët do të kenë përballë boshnjakët e Shiroki Brijeg të cilët e mbyllën kampionatin në vendin e 4-ët në Bosnje këtë sezon.

Klubi boshnjak nuk ka pritur dhe i ka prezantuar Vllazninë tifozëve të saj duke mos i kursyer elozhet për shkodranët. Me anë të një postimi në ‘’Facebook’’, Shiroki Brijeg e cilëson Vllazninë si skuadër me histori të pasur futbolli duke i përmendur dhe titujt kampion shkodranëve.

‘’Përfaqësuesja shqiptare ka një histori të pasur prapa saj. Nëntë here kampion kombëtar, shtatë herë fitues të kupës dhe dy herë fitues të superkupës.

Ecuria në edicionin e garës së re nga UEFA për ekipin shqiptar do të jetë  e trembëdhjeta në skenën evropiane dhe e para në dhjetë vjet.

Nesër planifikohet shorti i çifteve të kualifikimeve të raundit të 2-të të Ligës së Konferencës’’, shkruan klubi boshnjak.

Related posts

WOLVES-MANCHESTER UNITED/ “Vendasit” kalojnë në avantazh, shënon Jimenez

Delo.autor

RRËFEN PRAPASKENAT/ Bale: Ja asyeja pse nuk flas me Zidane që nga ai moment

Delo.autor

Julian Green shënon golin e parë ndaj Francës

Sadik.Autor

Leave a Comment