Futboll Kategoria Superiore Sport

STATISTIKAT NË SUPERIORE/ Partizani “presion” Vllaznisë, “të kuqtë” nuk njohin humbje këtë vit

Skuadra e Partizanit ka një ecuri fantastike në gjashtë javët e fundit. Edhe pse kalendari ishte shumë i vështirë për “demat”, ku u përplasën me ekipe, si Tirana, Teuta, Vllaznia, por edhe Bylisi në transfertë, të besuarit e Dajës kanë bërë mjaft mirë, madje nuk janë mposhtur asnjëherë.

ECURIA – Para gjashtë javësh, ishte e vështirë të mos e konsideronim Vllazninë favoriten absolute për titullin kampion, duke parë dhe shkëputjen e tyre. Megjithatë, ekipi i Partizanit mblodhi forcat dhe jo vetëm që ruajti ecurinë e kryesuesve, por bëri edhe më mirë. Këto gjashtë javë nuk nisën dhe shumë mirë për Partizanin, pasi u ndalën në barazim 1-1 nga Apolonia.

Një penallti në fund e shndërruar në gol nga Zaimaj (90+4′) i humbi dy pikë Partizanit. Por, pas këtij hapi fals, “demat” nisën marshimin, duke fituar 1-2 në Korçë përballë Skënderbeut. Triumf morën edhe në derbi kundër Tiranës, duke fituar 1- 0 falë golit të Çinarit.

Më pas, transferta në Durrës, ku të kuqtë e Ilir Dajës, pavarësisht se kaluan të parët në epërsi, nuk morën më shumë se një barazim 1-1. Edhe kundër Vllaznisë, “demat” ishin shumë pranë fitores, duke u ndaluar 2 herë nga balta, por në fund takimi u mbyll i barabartë 0-0. Ndërsa kundër Bylisit në Ballsh, djemtë e Dajës dolën triumfues, me rezultatin 1-2. Kur janë luajtur 6 ndeshje këtë vit të ri 2021, Partizani është i vetmi ekip në Superiore që nuk njeh humbje.

“BUBA” – Një nga afrimet më të bujshme në Shqipëri vitet e fundit është pa diskutim ai i Ferhan Hasanit. “Buba” iu bashkua Partizanit në janar, por debutimi i tij ende nuk ka ardhur. Megjithatë, kjo gjë mund të ndryshojë kundër Kastriotit, me fantazistin që pritet të ketë minuta në këtë ndeshje.

Për sfidën ndaj krutanëve është rikthyer edhe Jasir Asani nga pezullimi i kartonëve dhe alternativat për treshen e sulmit nuk mungojnë. Me shumë gjasa, Daja do të luajë me Asanin në të djathtë, Zhunior në qendër dhe me Melon në të majtë, për të aktivizuar më pas dhe Ferhan Hasanin si një forcë të shtuar.

KARTONËT – Javët e fundit u krijua ideja se Partizani është një nga ekipet më pak “Fair Play” në Superiore, për shkak të numrit të madh të kartonëve. Bardhi, Murataj dhe Bitri u ndëshkuan me kartonë të kuq në tri ndeshje radhazi, si dhe u morën edhe shumë kartonë të verdhë. Por, në statistikë, Partizani renditet i dyti si ekipi më “Fair Play” në Superiore pas Kukësit.

Për “demat”, në total, janë akorduar 30 kartonë të verdhë dhe 3 të kuq. Ekipi që ka më shumë kartonë të verdhë në Superiore, është Bylisi, me 51 të tillë. Ndërsa Kukësi, si ekipi më “Fair Play” në kampionatin shqiptar, ka marrë 37 kartonë të verdhë dhe vetëm 1 të kuq.

Related posts

ÇFARË RREZIKON SARRI/ Konsumon 60 cigare në ditë dhe diagnostikohet me pneumoni…

F.autor

GATI PËR PËRFORCIME TË MËDHA NË VERË/ Milani kërkon të ndryshojë “përbërësit”, vetëm një lojtar “mbijeton”

Delo.autor

(FOTO) E shkarkoi trajnerin, skuadra e Watford gjen zëvëndësuesin e tij

Q.Autor

Leave a Comment