Futboll Seria A Sport

E PABESUESHME/ MILANI arrin AKORDIN me CONTEN, ja kur pritet ZYRTARIZIMI (DETAJE)

Milani ka arritur akordin me Antonio Konten. Është ky lajmi më i fundit për sa i përket situatës së stolit kuqezi. Problemi për zyrtarizimin e marrëveshjes vazhdon të jetë shkarkimi i italianit nga Çelsi. 48-vjeçari pretendon të dëmshpërblehet nga londinezët për prishje para kohe të kontratës dhe dëme ekonomike, akuzë kjo e fundit, që edhe klubi ia drejton italianit për shkak të zhvlerësimit që i bëri një lojtari si Diego Kosta duke e “shkarkuar” më anë të një mesazhi.

Duke mos qenë të interesuar për ta zgjidhur çështjen në gjykatë, vartësit e Roman Abramoviç kanë bërë një hap pas duke i ofruar Kontes 5 milionë euro për t’u ndarë në paqe, ofertë kjo që bashkangjitur edhe me projektin e Milanit, e lëkund trajnerin që të pranojë.

PROPOZIMI- Sipas “Daily Mail” që ka zbuluar edhe lajmin, Konte ka pasur javën e kaluar një seri takimesh në Lampeduza ku po shijon disa ditë pushimi. Marrëveshja është arritur mbi bazën e 6 milionë eurove plus një seri bonusesh me Antonio Konten që do të emërohej në detyrën e re përpara fillimit të kampionatit (19 gusht).

E përditshmja angleze bën gjithashtu të ditur se edhe merkatoja kuqezi po kushtëzohet nga ky fakt, me Xhenaro Gatuzon që nuk po kalon një moment të qetë. Trajneri i di vështirësitë e zanatit, por edhe një ekip pa përforcime do t’ia bënte edhe më të komplikuar misionin për të ringritur ekipin në nivel rezultatesh.

NDRYSHIMET- Ardhja e Kontes vetëm pak ditë përpara sezonit mund të rezultojë e komplikuar. Përveç kësaj, drejtuesit e “Elliott” kanë edhe problemin e kontratës së trajnerit, i cili rinovoi vetëm disa muaj më parë deri në vitin 2021. Me pagën aktuale, klubi do t’i detyrohej 40- vjeçarit thuajse 9 milionë euro, shumë së cilës i bashkëngjiten edhe taksat.

Krerët nuk duan kenë tjetër barrë në bilanc dhe mund të vendosin që të mbajnë Konten “pezull”, në mënyrë që ai të zgjidhë konfliktet me Çelsin me qetësi, ndërkohë që klubi vlerëson nisjen e sezonit nën drejtimin e Rinos. Një tjetër problem është edhe lidhja e ngushtë e lojtarëve me trajnerin e tyre, një binom shumë solid, që mund të rezultonte kundërprodhues në një kontekst rokade në stolin kuqezi.

Related posts

E BUJSHME NGA SPANJA/ Barcelona rrezikon falimentimin, ja shifra e “çmendur” e borxhit

Delo.autor

STATISTIKAT/ Interi përballë tabusë “Dragao”, por kur fiton të parën…

F.autor

PREZANTOHET TEK EGNATIA/ Telushi: Ja pse zgjodha këtë klub. Ju tregoj të vërtetën me Vllazninë

Delo.autor

Leave a Comment