Futboll Sport

STATISTIKAT/ Nga bidon tek Milan në protagonist në Bundesliga. Shifrat e frikshme të André Silva

Mungesa e vazhdimësisë ka qenë gjithmonë e meta kryesore në karrierën e André Silva. i përcaktuar nga Cristiano Ronaldo si trashëgimtari i tij, sulmuesi i lindur në vitin 1995 mbërriti në Milano në vitin e shpenzimeve të çmendura të dyshes Fassone-Mirabelli, por nuk prodhoi rezultatet e pritura dhe shifrat e tij ishin mjaft modeste, aq sa u kapërcye në hierarki nga Patrick Cutrone.

Në sezonin vijues, ardhjet e Higuain fillimisht dhe më pas Piatek i mbyllën dyert: kështu huazimi te Sevilla ishte ideali, ku ai e nisi  shumë mirë por ngeci te më e bukura.

Risultato immagini per andre silva

Tani më në fund duket se ka gjetur mjedisin e duhur: pas 12 muaj përshtatje, Silva është i dyti në golashënuesit më të mirë të Bundesligës: 16 gola në 18 paraqitje me fanellën e Eintracht, më mirë se ai vetëm Leëandoëski i paarritshëm, i cili tashmë është në 24 gola.

Risultato immagini per andre silva

Ish-talenti i Porto është përpara Haaland, i cili megjithatë luajti më pak dhe udhëton me mesataren e një goli për ndeshje (14 gjithsej). Shkëmbimi me Rebic, pra, duket se i ka bërë të gjithë të lumtur.

Related posts

As MESSI dhe as RONALDO/ Hugo Lloris zbulon sulmuesin më të FRIKSHËM për të

Isa.Autor

AKSIDENT TRAGJIK/ U përplasën me derrat e egër, ndërron jetë ish-futbollisti i Milanit

Delo.autor

LIVE/ Mbyllet ndeshja Kukësi-Laçi. Rezultati 3-1

Delo.autor

Leave a Comment