Futboll Seria A Sport

INTER NË KRIZË TOTALE FINANCIARE/ Pronari i “Zikaltërve” kërkon investitorë të rinj për të paguar shifrën e “çmendur”

“Është e pashmangshme, është e kotë ta fshehësh. Jemi nisur me një projekt dhe ky projekt është ndalur”. Kështu është shprehur Antonio Konte duke deklaruar vështirësinë ekonomike në shtëpinë Inter.

Ndalimi i investimeve të vendosura nga qeveria kineze ka bllokuar ndëryrjet kolosale të “Suning”, duke ndezur dritën e emergjencës totale dhe duke e detyruar familjen Zhang të kërkojë blerës të rinj për të ardhmen e klubit.

Nevoja e menjëherëshme e milionave – Përkundër marrëveshjes për të negociuar ekskluzivisht mes “Suning” dhe “BC Partners”, operacioni me fondin anglez u përplas për shkak të hendekut të gjerë midis ofertës dhe kërkesës. Vëmendja në këtë drejtim shkon në Shtetet e Bashkuara. “Financial Times”, në fakt, tregon se si “Suning” është në një emergjencë totale financiare dhe po nxiton të mbledhë të paktën 200 milionë dollarë (gati 170 milionë euro) sa më shpejt të jetë e mundur.

Në kërkim të investitorëve – Shkaku, siç duket qartë, është pandemia e cila ka shtuar shpenzimet e mëdha për Kristian Eriksen dhe veçanërisht Romelu Lukakun. Qëllimi i familjes Zhang është të gjejë investitorë të rinj deri në fund të vitit të ardhshëm për t’u përballur me krizën financiare të klubit.

Related posts

Trajneri i Belgjikës: De Bruyne, një hero i pavlerësuar i Kupës së Botës

Isa.Autor

LIVE/ Iran-Portugali: Sfida ku “humbja” nuk pranohet

Sadik.Autor

Man United shfaq interes për mbrojtësin portugez të Southamptonit

Sadik.Autor

Leave a Comment