Futboll Seria A Sport

STATISTIKAT/ Ylli Lukaku, në kërkim të podiumit të golave në Europë dhe titullit. Renditet mes bomberave

“Më i forti në botë”. Koncept që disi të gjithë e duam, duhet të jemi të ndershëm. Sepse, është i shpejtë, efikas në krijimin edhe të polemikës. E kështu në ndarjen e mendimeve: në futbollin aktual, megjithatë, zgjedhja bëhet e vështirë. Për shembull, mund të qëndrojmë me orë të tëra të diskutojmë se kush është më i miri mes Mesit dhe Ronaldos, një nga duelet më të bukura të të gjitha kohëve. Nuk ekziston një parametër për të ndërtuar një klasifikim, por duke qëndruar në sulm, alternativat janë të shumta. Edhe në Milano, ku ndodhet një gjigant që tek Interi po dominon. Në formën aktuale, Romelu mund të konsiderohet sulmuesi më i mirë në absolut?

TANI KOMANDON LEVA – Në Serinë A numri 9 zikaltër ka shënuar 16 gola, 4 në Ligën e Kampioneve dhe 2 në Kupën e Italisë në 29 prezenca dhe me dopietën ndaj Lacios preku kuotën 300 me klube dhe përfaqësuesen. Përpara ka vetëm Levandovskin (25 me Bajernin e Mynihut), Andre Silvën (18 me Ajntrahtin e Frankfurtit) dhe Salah (17 me Liverpulin). Në kuotë të barabartë me belgun ndodhen Ronaldo, Mbape dhe Suarez (16 përkatësisht me Juventusin, PSGnë dhe Atletikon e Madridit), prapa Halandit dhe Mesit (15 me Borusian e Dortmundit dhe Barcelonën).

RRITJE – Përveç të dhënave, është edhe rritja e tij: në të kaluarën nuk ka prekur asnjëherë kulme të rendimentit dhe bindjes. Dikush nuk besoi tek ai (si te Çelsi) dhe vetëm në kombëtare është ndier gjithmonë i rëndësishëm. Edhe në skuadrat e tjera ka qenë, por jo me rregullsi perfektë, atë që ka arritur në Milano, edhe falë Kontes. Dhe ka kohë për të përmirësuar kurrikulumin. Për tani ka vetëm një kampionat belg (me Anderlehtin në sezonin 2009-’10) dhe një Kupë FA (me Çelsin, në 2011-’12); këtë sezon mund të fluturojë lart, me në lojë titullin me Interin dhe, pse jo, “Këpucën e Artë”.

Related posts

Nga Partizani te Udinese, Iuliano emërohet asistent i Tudor

Sadik.Autor

ËSHTË OBJEKTIVI KRYESOR I JANARIT/ Chelsea nis sulmin për të marrë “Bomberin” e Bundesligas…

Delo.autor

MIQËSORE/ Italia triumfon me “POKER” ndaj Estonisë. Mbrëmja e italo-gjermanit Grifo dhe debutimi i milanistit

Delo.autor

Leave a Comment