Bundesliga Futboll Sport

TALENTI HAALAND DREJT LARGIMIT/ Dortmund “piketon” zëvendësuesin, kërkon të marrë ish-sulmuesin e Milan…

Mediat gjermane shkruajnë për një krisje të Erling Halandit me skuadrën e Dortmundit pasi sulmuesi në ndeshjen e fundit ndaj Hofenhaimit është larguar i pa kënaqur nga shokët e tij. Haland nuk është i lumtur te Borusia pasi nuk po ndihmohet nga skuadra aq sa ai po ndihmon skuadrën. Largimi i tij në fund të sezonit bëhet edhe më i mundshëm pas këtyre javëve.

“Sky Sport” shkruan se Dortmundi po mendon që tani për një zëvendësues të norvegjezit dhe i pari në listë është sulmuesi portugez i Frankfurtit, Andre Silva.

Me 18 gola të shënuar në 21 javë, Silva renditet pas Levës në listën e golashënuesve duke konfirmuar edhe një herë formën e mirë të tij.

Blerja e portugezit nuk do të ishte e vështirë pasi shitja e Halandit do të mbushte arkat e klubit verdhezi duke u lejuar atyre të shpenzonin në merkaton e verës.

Related posts

SUPERKUPA E ITALISË/ Skriniar tregon muskujt: Me Juventus është speciale, por do të fitojmë ne

Delo.autor

GARAT E XHUDOS “MINSK 2019″/ Nora Gjakova favorite në Lojërat Europiane

Delo.autor

Seedorf drejt Brazilit, gati të marrë në dorë këtë skuadër

Q.Autor

Leave a Comment