Futboll Premier League Sport

KORONAVIRUSI PREK DHE PREMIER LEAGUE/ Federata Angleze takim urgjent me klubet

Koronavirusi po përhapet me shpejtësi, teksa të shumtë janë njerëzit që janë prekur, por edhe kanë ndërruar jetë.

Nuk mund të kalonte pa prekur edhe futbollin, teksa në Itali u vendos që ndeshjet e javës që lamë pas të luhen me dyer të mbyllura, si dhe ato të ardhshme deri ne 3 prill.

Megjithatë ky virus nuk ka prekur vetëm Italinë, teksa është vendosur që ndeshja e Ligës së Kampionëve mes PSG-së dhe Dortmundit të luhet me dyer të mbyllura. Sipas asaj që shkruan “The Sun”, ditën e sotme do të ketë një takim mes drejtuesve të federatës angleze dhe atyre të klubeve.

Pikërisht tema e diskutimit do të jetë Koronavirusi dhe rreziku që ajo përcjell. Ekziston mundësia që ndeshjet e ardhshme në Premier Ligë të luhen me dyer të mbyllura, teksa pritet të vijë edhe një vendim përfundimtar.

Related posts

REVOLUCION NGA “THEMELET”/ Jo vetëm Mehmeti, Partizani nis vitin me një drejtor “të ri” sportiv

Delo.autor

FRANCË-BELGJIKË/ Zbuloni formacionet zyrtare. Ja yjet që kërkojnë finalen

Isa.Autor

Arena Kombëtare merr formë, FSHF-ja publikon pamjet e reja (FOTO+VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment