Futboll Seria A Sport

THUR ELOZHE PËR BOMBERIN IBRAHIMOVIC/ Mourinho: Është lojtari më i mrekullueshëm në këto 20 vite

Trajneri i Totenhem, Zhoze Murinjo i thur elozhe sulmuesit të Milanit, Zlatan Ibrahimoviç të cilin e ka stërvitur edhe në kohën e Interit dhe në kohën e Mançester Junajtid.

Ish-trajneri i Interit në një prononcim për mikrofonat e një prej mediave zikaltër si “FcInterNews.it” deklaroi se Ibrahimoviç është lojtari më i mrekullueshëm këto 20 vite:

“Champions-i? Të fitosh do të thotë të bësh histori, por ka trajnerë të shkëlqyer që nuk e kanë fituar atë. Ndonjëherë mund të ndodhë edhe me lojtarët, për mua lojtari më i mrekullueshëm i 20 viteve të fundit është Ibrahimoviç.

Ai është një lojtar fantastik pavarësisht se është 39 vjeç dhe nuk ka arritur të fitojë kurrë Champions-in. Mund të ndodhë, por kjo nuk do të thotë që nuk je një trajner apo një lojtar fenomenal.”, përfundoi Murinjo.

Related posts

BRAZILIANI DHURON SHOW NË STËRVITJE/ Neymar shkatërron shokun e skuadrës me një lëvizje (VIDEO)

Delo.autor

RIKTHIMI TRIUMFUES I MCGREGOR/ E përgjak kundërshtarin dhe triumfon pas 40 sekondave

Delo.autor

E FUNDIT/ Finalja e parë e Conference League do të luhet në “Air Albania”

Delo.autor

Leave a Comment