Futboll Seria A Sport

THUR ELOZHE PËR KUNDËRSHTARIN HAKIMI/ Mbrojtësi Hernandez: Është lojtar fantastik, e njoh personalisht dhe…

Mbrojtësi i majtë i Milanit, Teo Hernandez thuri elozhe për kundërshtarin e tij, mbrojtësin e djathtë të Interit Ashraf Hakimi. Teksa po afron derbi i Milanos, i cili do të luhet ditën e diel, futbollisti francez u shpreh për “DAZN” se largimi i tij dhe marokenit nga Real Madridi ndikoi pozitivish në karrierën e tyre teksa sot janë titullarë të padiskutueshëm në skuadrat respektive.

Edhe pse janë kundërshtarë, Hernandez pranoi se me Hakimin mbeten miq, ndërsa çmoi talentin, shpejtësinë dhe cilësinë e marokenit.

Kujtojmë që të dy futbollistët luajtën bashkë për një sezon te Real Madridi (2017-2018) ku arritën të fitojnë Ligën e Kampioneve. Për shkak të konkurencës së fortë në dy pozicionet që mbulojnë, Reali u bëri dalje të dy mbrojtësve.

“Nuk e prisja që Reali të na lejonte të iknim. Ishim të dy te Real Madridi, por luajtëm pak. Gjëja më e mirë që ndodhi ishte që ikëm, sepse nëse do të qëndronim dhe nuk do të luanim, nuk do të kënaqeshim me veten tonë. Por, unë dhe Hakimi kemi bërë zgjedhjen më të mirë dhe të dy sot jemi në Milano. Ai është futbollist fantastik. Ka shumë talent, shpejtësi dhe cilësi. Jemi të ngjashëm me njëri-tjetrin. E njoh personalisht dhe kemi kaluar shumë kohë së bashku. Ashrafi është djalë dhe shok i mirë. Çfarë do t’i them në derbi? Asgjë, në fushë jemi kundërshtarë, jashtë saj mbetemi miq”, u shpreh për “DAZN” mbrojtësi i Milanit Teo Hernandez.

Related posts

MILAN NË KRIZË TË THELLË/ 9 gola në 9 javë, sulmi i “DJALLIT” kurrë më keq se kaq prej…

Delo.autor

LAMTUMIRA E GUNDIGAN NUK MJAFON/ Dani Olmo nuk federohet, rrezikon edhe Chiesa

F.autor

NË ANGLI DHE SPANJË JANË TË SIGURT/ Tuhel do të ulet në pankinën e gjigantit europian sezonin e ardhshëm

F.autor

Leave a Comment