Futboll La Liga Sport

Kushton 200 milionë euro/ MBAPPE “kundër sistemit”: Shifra absurde, vij nga një familje…

Kilian Mbape ndoshta është një nga 19-vjeçarët që fiton më shumë. Ai paguhet 290 mijë paund në javë nga PSG. Vlera e tij në merkato kalon 200 milionë euro duke u bërë një nga futbollistët më të shtrenjtë. Gjithsesi kampioni i botës me Francën mendon se këto shifra janë të ekzagjiruara dhe të frikshme.

“Unë vij nga një familje modeste dhe këto shifra që qarkullojnë do t’i quaja të pahijshme, por, në fund të fundit, ky është tregu. Është një sistem i ndërtuar nga të tjerë dhe unë nuk mund të bëj revolucion i vetëm. Bota e futbollit kështu funksionon, ndaj na mbetet të pranojmë realitetin.” u shpreh sulmuesi.
Francezi foli edhe për objektivat e tij, por ruajti edhe një mesazh për brezin e ri. ”Qëllimi im është të mbetem ky që jam dhe mos të jem kopjo e askujt. Në jetën e përditshme ne duhet të ruajmë modestinë dhe të jemi të përulur. Mos rreshtni kurrë së ëndërruari, mos u stepini nga ata që nuk besojnë te ju, e rëndësishme është të ruani besimin në vetvete te ëndrra juaj”, përfundoi Mbape.

Related posts

LIVE/ Nations League: Mbyllet ndeshja Kazakistan-Shqipëri. Rezultati 0-0

Delo.autor

ELIMINUAN FRANCËN ME PENALLTI/ Ja momenti kur Xhaka ngjitet në tribunë dhe feston me shqiptarët (VIDEO)

Delo.autor

16 VJET KONTRIBUT PËR KOMBËTAREN TONË/ Ditë historike për “Tifozat Kuq e Zi”, ja ngjarja e veçantë

Delo.autor

Leave a Comment