Sport Të tjera

TRIUMFOI NË “AUSTRALIAN OPEN”/ Rrëfehet tenisti Djokovic: Kam luajtur i dëmtuar, tërheqja ishte 2.5 centimetra

Novak Djokovic fitoi për të 18-n herë në karrierën e tij një grand slam. Tenisi serb triumfoi pak ditë më parë në Melburn, në grand slam-in e Australian Open, pas triumfit 3-0 në finale ndaj rusit Daniil Medvedev. Gjatë këtij turneu u përfol shpesh për një dëmtim të numrit 1 në botë.

Në një deklaratë, Djokovic tha: “Pas finales nuk festova shumë, vetëm hëngra darkë me ekipin tim dhe nisa të bëj valixhet. Ajo që më bën të jem krenar është rezistenca e trupit tim pas atij dëmtimi dhe kapacitetim im në menaxhimin e dëmtimit. Këtë gjë e bëra ditë pas dite. Kuptova se nëse bën gjithçka mirë, pavarësisht rrethanave, mund të gjesh një zgjidhje dhe të ecësh përpara në një turne. Ky është leksioni që mësova këtu”.

“Mund të them se dëmtimi që kam pësuar është më i madh se sa nxori rezonanca e parë magnetike, pas turit të tretë. Tërheqja ishte 1.7 centimetra, ndërsa në fund ka shkuar deri në 2.5 centimetra. Sipas mjekëve nuk është dëmtim i rëndë, por do të marr gjithë kohën e nevojshme për të rikuperuar”, tha Djokovic.

Related posts

KËRKOJNË NJË MBROJTËS NË MERAKTO/ Barcelona hedh sytë nga italia, midis emrave janë dhe dy lojtarë të Milan

Delo.autor

SOUTHAMPTON-LIVERPOOL/ Klopp synon fitoren për të rimarrë kreun e Premier (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

MBETET VETËM ZYRTARIZIMI/ Partizani gjen akordin për rikthimin e ish-futbollistit

Delo.autor

Leave a Comment