Futboll Premier League Sport

Manchester United bën gati 100 milionë euro për yllin e Barcelonës

Manchester United po përgatit një plan B në rast se portieri spanjoll David De Gea largohet këtë merkato vere. Sipas “Don Balon” nënkampionët e Anglisë po përgatiten për të rekrutuar Marc-André Ter Stegen në rast se ata nuk janë në gjendje të mbajnë De Gea.

Gjermani ka patur një sezon të shkëlqyer me katalanasit dhe nuk e mendon largimin nga “Camo Nou”, megjithatë gjithçka varet nga Barcelona. “Don Balon” përmend vetëm Paris Saint-Germain si pretendent për De Gea, megjithëse natyrisht është e njohur se Real Madridi është i fiksuar pas spanjollit dhe prej disa vitesh ka shfaqur dëshirën për të nënshkruar me atë, madje dy sezone më parë marrëveshja ishte shumë afër finalizimit. “Djajtë e Kuq”, në rast të largimit, janë gati të shpenzojnë 100 milionë euro në Ter Stegen, i cili e ka treguan veten e tij te Barcelona gjatë dy sezoneve të fundit si një ndër më të mirët në botë.

Fillimisht me disa dyshime pas disa shfaqjeve jo bindëse, 26-vjeçari e mori shpejt veten duke luajtur shumë mirë dhe në heshtje është vendosur si një nga portierët e elitës atje. “Don Balon” pohon se Man United e ka prioritet portierin gjerman nëse largohet De Gea, por jo gjithçka varet nga “Djajtë”.

Në këtë edicion Ter Stegen ka grumbulluar 47 ndeshje me fanellën e Barcelonës në të gjitha kompeticionet, 36 në La Liga dhe 11 në Kupën e Mbretit dhe Champions League. Pas dëmtimit të kapitenit Manuel Neuer, ai është edhe alternativa e parë për trajnerin e kombëtares gjermane Joachim Low. Ter Stegen shpreson që të jetë zgjedhja e parë e Low edhe në Kampionatin Botëror që do të zhvillohet këtë verë në Rusi nga 14 qershori.

Related posts

BUNDESLIGA/ Njihuni me golashënuesve dhe assistuesve më të mirë në Gjermani

Q.Autor

“Pse ta ndryshojmë trajnerin?” Yjet e Real reagojnë pas fitores

Delo.autor

ZYRTARE/ Derbi ndaj skuadrës së Lerdës, Juventus transferon një sulmues 32-vjeçar te skuadra U-23

Delo.autor

Leave a Comment