Futboll Shqipëri Sport

VAZHDON SHKËLQIMIN/ Një tjetër Manaj bën namin në Turqi. Dopietë dhe penallti në kampionat (VIDEO)

Një tjetër Manaj po shkëlqen në futboll këtë sezon. Sulmuesi i Kosovës Arb Manaj ishte protagonist në fitoren 3-0 të skuadrës së tij Balikesirspor në javën e 22-të të kategorisë së dytë të futbollit turk në sfidën ndaj Bursasporit. 22-vjeçari realizoi dopietë në këtë sfidë si dhe fitoi penallti.

Në minutën e 35-të, ai fiton duelin e forcës me njërin prej mbrojtësve kundërshtarë dhe mposht pa problem portierin. 26 minuta më vonë, ish-sulmuesi i Trepçës shkund sërish rrjetën pas një topi të marrë saktë nga njëri prej shokëve të skuadrës. Megjithatë, shkëlqimi i tij në këtë ndeshje nuk mbaroi me kaq, pasi Arb Manaj fitoi penallti në minutën e 86-të, e cila u kthye në gol nga Tasdemir.

Manaj është pjesë e Keçiorenguçusë, por është huazuar për pjesën e mbetur të sezonit te Bursaspori. Ai ka realizuar me të dyja ekipet deri tani 9 gola në 16 ndeshje.

Related posts

VLERAT AKTUAL NË TREG/ Hysaj në vend të dytë, ja futbollistët më të shtrenjtë të Kombëtares

Delo.autor

ÇUDIT MARADONA: Doja që CR7 të ishte argjentinas, ja pse më pëlqejnë HOMOSEKSUALËT

Isa.Autor

VIDEO/ Roma barazon rezultatin ndaj Beneventos, ja autori i golit

Q.Autor

Leave a Comment