Futboll Seria A Sport

“VENDOSJA BASTE ME PETULLA…”/ Lukaku tregon episode interesante nga rinia: Si shënova 25 herë brenda dhjetorit

Sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku, ka xhiruar një video me një “Maserati”, firmë automobilash për të cilën ka bërë një reklamë, ku ka treguar një episod nga rinia e tij si futbollist:

“Të gjithë luajnë futboll, por jo të gjithë e kanë mundësinë të bëhen më të mirët e brezit të tyre. Kur isha tek U-19, vendosa një bast me trajnerin tim. I thashë se përpara dhjetorit do të kisha shënuar 25 gola. Nuk më kushtoi rëndësi. I thashë që nëse do t’i kisha shënuar ata 25 gola, do të duhet të kishte gatuar petulla për të gjithë lojtarët që vinin me furgon nga i gjithë kombi për t’u stërvitur.

Por, ata gola i shënova që në nëntor. U detyrua të gatuante petulla për të gjithë, e kujtoj ende atë histori. Nëse dëshiron të arrish objektivët e tu, të nevojiten qëndrim dhe talent; talenti është motori, qëndrimi përshpejtuesi”.

FUQI E NATYRËS – Një fuqi e natyrës, pra, që në atë kohë. Dhe me kohën ka vazhduar të përmirësohet, mbi të gjitha edhe sprintin, diçka jo e zakontë për një futbollist me fizikun e tij. Është një bomber zone prej 191 centimetrash e 93 kilogramësh, që konsiderohej një limit: në Angli te Mançester Junajtid tregoi me krenari kohën e tij në vrapim, me 36.25 km/orë të prekur që e mbanin prapa vetëm Diogo Dalosë (36.43 km/ h). Së fundmi me Lacion preku kuotën 300 gola mes klubeve dhe përfaqësueses.

Ndeshje ku dominoi: nga 11 goditje në total të zikaltërve, më shumë se 1/3-at u nisën nga këmbët e tij (katër), katër ishin edhe rastet për gol (dy të shënuar), tri driblime të saktë, një asist (atë për Lautaron), 39 topa të prekur (tetë në zonën kundërshtare), 12 pasime të sakta (63%). Shifra të jashtëzakonshme. Ibra është i paralajmëruar për derbin.

Related posts

LIVE/ Starton sfida Danimarkë-Zvicër

Delo.autor

Thjesht, magjike! Ronaldo super rofeshatë në Torino (VIDEO)

Sadik.Autor

DINAMO-TEUTA/ Pritet një sfidë e “luftuar” nga të dyja skuadrat (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment