Futboll Seria A Sport

ZBULON ÇFARË NUK FUNKSIONOJË TEK MILAN/ Mesfushori Paqueta: Tani jam një lojtar më i mirë

Lucas Paqueta është kthyer te flasë për Milan-in në një intervistë të dhënë për L’Equipe.

“Shënoj shumë për shkak të presionit të Rudi Garcia-s? Jo, nuk bëhet fjalë për anjë presion. As nga trajneri dhe as në përgjithësi. Thjesht jam më mirë. Te Milan kam vënë shumë presion mbi veten. Tani kërkoj të jap maksimumin aty ku më vendos trajneri. Kaq është e gjitha”, ka thënë Paqueta.

“Isha në presion te Milan, për shkak se pritej shumë nga unë? Jo, e dija cila ishte përgjegjësia ime, e dija pse isha aty. Më pas gjërat nuk shkojnë gjithmonë si duhet”, ka shtuar braziliani.

“Gjithsesi, eksperienca te Milan-i më ka ndihmuar të përmirësohem. Tani jam një lojtar më i mirë. Jam një Paqueta ndryshe, një Paqueta më i fortë. Presioni është akoma dhe do të jetë gjithmonë, por nuk vjen më nga unë”.

“Marrëdhënia me Leonardo-n? Në Milano, kam shkuar në një vend të ri, në një kontinet të ri, ishte një gjuhë tjetër. Leonardo më ka ndihmuar shumë, më ka shoqëruar. Gjërat kanë shkuar mirë për mua në një gjysmë sezoni me të. Mund të themi se ishte mësuesi im, po. Më pas ka shkuar në Paris. Në atë moment jam ndier pak vetëm”, ka thënë Paqueta.

Related posts

ITALIA NË LOT/ LEGJENDA e JUVES zbulon “sekretin”: Vuaj nga KANCERI, nuk e di sa do të zgjasë

Isa.Autor

Romagnoli: Kjo është arsyeja pse Milan duhet të fitojë ndaj Juventusit

Sadik.Autor

SHPËRDORIM DETYRE DHE MASHTRIM/ Procedohet penalisht kreu i shoqatës së KF Erzenit e një anëtar (EMRAT)

Delo.autor

Leave a Comment