Futboll Premier League Sport

ZBULON NJË PRAPASKENË/ “ESPN”: Kontrata e çuditshme e Cavani me Manchester United. Rinovim ose 2 milionë euro…

Sipas raportit nga prestigjozja ESPN, Manchester United do të presë që Edinson Cavani të shërohet nga dëmtimi i tij për të bërë vlerësime në lidhje me të ardhmen e uruguajuanit me fanellën e Djajve të Kuq.

Sulmuesi i pëlqen Boca Juniors por vullneti i lojtarit është të qëndrojë edhe një sezon në Angli dhe në çdo rast ai beson se rruga e tij evropiane nuk ka mbaruar ende.

Ekziston një klauzolë në kontratën e lojtarit që parashikon që Manchester United, në rast se ata nuk e rinovojnë marrëveshjen, duhet të paguajë 2 milion euro kompensim te Cavani, pasi paktet ishin të tilla kur u mor me parametra zero.

Related posts

Shevçenko: Shqipëria rrezikoi pak, jam i kënaqur

Sadik.Autor

GEONA-MILAN/ “Kuqezinjtë ndëshkohen nga ish-lojtari, Calabria realizon një SUPER GOL (VIDEO)

Delo.autor

Evra: Juventusi më shpëtoi jetën nga vezët

Q.Autor

Leave a Comment