Futboll Kategoria Superiore Sport

STATISTIKAT/ Kukësi nuk fiton ndaj Partizanit prej 559 ditësh

Partizani vijon përgatitjet për ndeshjen e radhës ndaj Kukësit e programuar sot në “Loro Boriçi”, në orën 16:45. Është një betejë shumë delikate për të kuqtë, të cilët e kanë obligim ta fitojnë këtë sfidë për të qëndruar në mesin e skuadrave pretendente për Europën dhe për titullin.

Në këtë përballje duket se të kuqtë kanë në anën e tyre edhe statistikat. Kukësi nuk ka arritur të dalë i fituar në një ndeshje ndaj Partizanit prej 559 ditësh. Triumfi i fundit i bluve daton më 7 qershor të vitit 2020 me shifrat 3-1, kur shënonin Abazaj, Ethemi dhe Boldor (ag). Gjithsesi, gjendja fizike e skuadrës së Ilir Dajës nuk është më e mira e mundshme. Tre titullarë kanë probleme shëndetësore dhe janë në dyshim për ndeshjen e nesërme.

Egzon Belica po kalon një periudhë gripale dhe deri dje e ka pasur të pamundur të stërvitet, teksa i është dashur të trajtohet me medikamente për shkak të problemeve me grykët. Megjithatë, dje qendërmbrojtësi ka bërë një hap të madh drejt rikuperimit. Ai është kthyer të stërvitet dhe e ka bërë këtë i vetëm në palestër, në një program specifik për të, nën udhëheqjen e stafit të Partizanit, të cilët po bëjnë maksimumin për ta rikuperuar për Kukësin.

Sinjalet janë pozitive, por prania e tij në ndeshjen ndaj Kukësit është në dyshim sepse ka mbetur vetëm seanca e sotme, përpara se të luhet ndeshja dhe Belica nuk është stërvitur me ekipin prej më shumë se tri ditësh. Sot Belica pritet të zbarkojë në fushën e blertë, por është tërësisht për t’u parë nëse do të jetë në gjendje të ndjekë ritmin e shokëve, çka do të jetë përcaktuese për prezencën e tij në ndeshjen e nesërme. Nëse Belica nuk është rikuperuar, sinjale mjaft pozitive vijnë nga Zhunior dhe Sembene.

Braziliani ka pasur një kontraktim muskulor dhe nuk është stërvitur ditën e mërkurë, por i është nënshtruar seancave të fizioterapisë. Të mërkurën ai u kthye në stërvitje, por e kishte të pamundur të stërvitej me grupin dhe u impenjua vetëm duke vrapuar rreth fushës.

Ditën e djeshme sulmuesi ka bërë progres të madh. Ai ka arritur të eliminojë problemet muskulore dhe është stërvitur në ritëm maksimal nën drejtimin e trajnerit Ilir Daja. Siç ky i fundit qe shprehur ditë më parë, braziliani pritet të jetë në fushë ndaj Kukësit, edhe në rast se do t’i duhet të sforcohet pak.

Kjo ndodh nga fakti se kanë mbetur edhe vetëm dy ndeshje nga ky vit kalendarik dhe më pas braziliani do të ketë mundësinë të pushojë për rreth dy apo tri javë. Titullari tjetër në dyshim është Sembene.

Mbrojtësi ka pësuar një hematomë në fibulë dhe ka ndjerë dhimbje ditët e fundit. Gjatë së enjtes ai nuk u stërvit me grupin, por dje ka bërë progres. Ai e ndjen më mirë këmbën e tij, pavarësisht hematomës së krijuar dhe është stërvitur me grupin nën urdhrat e stafit teknik. Ky fakt e bën thuajse të sigurt aktivizimin e tij ndaj Kukësit, për javën e 14-të të Superiores.

Nga ana tjetër, gjendja e Maget, i cili ka pësuar një hematomë në kavilje, nuk pritet të jetë gati për ndeshjen e së dielës ndaj verilindorëve.

Related posts

CITY-UNITED/ Barazimi zgjat shumë pak, De Bryune i pandalshem! (GOLI)

F.autor

E ÇUDITSHME/ Skenografia e pazakontë, për këtë penallti po ziejnë rrjetet sociale (VIDEO)

Delo.autor

Bisedime frytdhënëse, mesfushori i Napolit është shumë pranë Manchester City

Sadik.Autor

Leave a Comment