Futboll Seria A Sport

ZIDAN E INJOROI/ Isko hakmerret ndaj trajnerit të tij. Bën “nxehmje” për…flokët

Episodi i së martës në mbrëmje kur Zinedin Zidan “injoroi” totalisht Iskon për të aktivizuar përpara tij dy të rinjtë Marvin dhe Arribas ishte evidencë përfundimtare që ka një krisje dhe një “divorc” total mes Zinedin Zidanit dhe mesfushorit. Diçka e tillë është shumë e çuditshme për faktin që Reali i Madridit lejoi Odegardin të huazohej tek Arsenali në merkaton e verës dhe të mbetej vetëm me 4 futbollistë në mesfushë: Kasemiro, Kros, Modriç dhe Valverde. Isko është pjesë e skuadrës, por nuk llogaritet fare nga trajneri. Futbollisti nga Malaga është duke përjetuar injorime të njëpasnjëshme nga trajneri. E para ndodhi kundër Levantes ku u ndëshkua me karton të kuq Militao.

 

Reali duhet ta përmbyste ndeshjen dhe harroi Iskon (nuk u çua as në nxehmje) dhe aktivizoi të riun Aribas. E dyta ndodhi ndaj Hueskës, ndërsa e fundit të martën me Getafen. Me Toni Krosin të pezulluar prej kartonëve dhe Valverden e dëmtuar, Isko vendosi që të “harronte” dëmtimet në shpatull dhe të rikthehej për të ndihmuar skuadrën duke qenë se nuk kishte mesfushorë dhe kishin mbetur vetëm 2 titullarët Modriç dhe Kasemiro. Por Zinedin Zidan i surprizoi të gjithë, madje edhe vetë Iskon. Ai ndryshoi skemën për të aktivizuar Marvinin dhe gjatë ndeshjes Arribas u aktivizua përpara tij. Duket e çuditshme sepse Isko për Zidanin ka qenë një futbollist i rëndësishëm dhe titullar përpara Bejlit në dy Champions-at e fundit të fituar.

HAKMARRJA E ISKOS – I gjendur në këtë situatë, mesfushori spanjoll e tregoi me vepra që nuk është aspak i kënaqur. Kur trajneri urdhëroi përgatitësin e tij fizik, Gregori Dypo, për të bërë nxehmjen me Iskon, mesfushorit iu desh të merrte 1 minutë e 30 sekonda kohë për të rregulluar flokët. Diçka shumë e çuditshme, në një kohë kur Reali donte ta aktivizonte. Isko e mori gjithçka me qetësi duke lënë të kuptohej që nuk kishte fare dëshirë as të bënte nxehmje dhe as të aktivizohej në këtë ndeshje. Dypo e priti derisa ai rregulloi flokët dhe kjo gjë zgjati 1 minutë e 30 sekonda.

DEKLARATA – Pas përfundimit të ndeshjes, Zinedin Zidan e justifikoi mungesën e Iskos në formacionin titullar me faktin që nuk ka bërë shumë stërvitje me grupin dhe nuk i ka në këmbë 90 minuta. “Nuk mund të luante sepse kishte vetëm një stërvitje”, tha trajneri. Por, duket se raporti i tyre nuk është më i njëjti. Imazhet e filmuara në 24 tetor kur Isko ankohej te shokët e skuadrës se Zidan e zëvendëson gjithmonë duket se kanë rezultuar fatale. Mundësia e rikuperimit të këtij raporti është shumë e vështirë dhe njëri prej tyre do të largohet në merkaton e verës. Të dy janë drejt ikjes…

Related posts

NAPOLI-MILAN/ Bonaventura fiton penallti, Kessie nuk fal nga pika e bardhë (VIDEO)

Delo.autor

“JUVENTUS NUK VDES KURRË”/ Pjanic “skanon” Serinë A: Në garën për titull është edhe…

Delo.autor

NBA, “Ok” Warriors dhe Raptors, Pelicans befasojnë Blazers, 76ers dominojnë Miamin

Sadik.Autor

Leave a Comment