Futboll Kategoria Superiore Sport

KLUBIT I RREZIKOHET MBYLLJA E MERKATOS/ Mbrojtësi i Kukësit fiton 180 mijë euro

Lojtari ishte njoftuar që në muajin shtator 2020 për gjyqin e fituar me klubin sllovak, MSK Zilina, por tashmë FIFA ka zbardhur në faqen e saj zyrtare edhe vendimin e argumentuar për Besir Demirin.

“Panorama Sport” mëson se mbrojtësi aktual i Kukësit do të përfitojë plot 180 mijë euro nga gjyqi me klubin sllovak. Zilina kishte prishur në mënyrë të njëanshme kontratën me Demirin pasi filloi pandemia globale, mirëpo lojtari nga Shkupi u ankua në FIFA dhe fitoi për marrëveshjen që kishte me sllovakët deri në vitin 2022.

Dhoma e Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve shpalli fajtor klubin për shkelje të kontratës dhe urdhëroi shlyerjen e 180 mijë eurove, plus 5% interesi që nga 26-të qershori i 2020-ës deri në datën e pagesës efektive. Zilina kishte afat 45 ditë për të bërë marrëveshje me lojtarin. Nëse nuk e bën këtë, përveç detyrimeve ndaj Demirit, i kërcënohej bllokimi i merkatos.

Related posts

XHAKA IKËN NGA ARSENALI/ “Topçinjtë” e zëvendësojnë me mesfushorin 100-milionësh

F.autor

Djaloshi nga Kosova është identik me Gerrard Pique

Q.Autor

Fernando Hierro: Zgjedhja ime për shkak të rrethanave

Sadik.Autor

Leave a Comment