Futboll Sport

ZYRTARE/ Në kulmin e krizës, Tirana shet talentin bardheblu, Ernest Muçi transferohet tek gjigandi polak

Ishte thjeshtë çështje kohë, tashmë largimi i Ernest Muçit është zyrtarë. Tirana ka vendosur të pranojë ofertën e gjigandit polak, Legia Warsaw, një dëshirë kjo edhe e vetë lojtarit, për të vënë në jetë një nga transferimet më të bujshme në vitet e fundit. Kryeqytetasit shpresonin të mbanin sulmuesin deri në fund të sezonit, me shpresën që vlera e tij e kartonit të rritej edhe më shumë, por në fund nuk kanë dashur të rrezikojnë duke lënë të lirë sulmuesin e shpresave. Me anë të një njoftimi në faqen zyrtare, Tirana ka bërë publik këtë transferim por pa përmendur detaje

Muci

Ernest Muci, arrihet marrëveshja me klubin Europian Legia Ëarsaë!
Klubi i Futbollit Tirana njofton se ka arritur marrëveshjen me klubin Legia Ëarsaë për lojtarin Ernest Muci. Klubi Polak pikasi sulmuesin bardheblu dhe menjëhere zyrtarizoi një ofertë për ta patur atë pjesë të tij. Legia është klubi më i suksesshëm i futbollit polak në histori dhe 19 herë kampione vendi.
Klubi i Futbollit Tirana dhe Akademia e saj tregoi sërish se është një makineri talentesh dhe trampolina më e mirë drejt suksesit. Talenti bardheblu 20 vjecar luajti ditën e djeshme ndeshjen e tij të fundit me fanellën tonë. Nga dita e sotme, lojtari i KF Tirana është I lirë pas marrëveshjes së firmosur mes palëve.
@ernest_muci histori suksesi bardh’e blu!

Related posts

YLLI I FUTBOLLIT ITALIAN/ Sandro Tonali: Do të doja të punoja me Gattuson

Delo.autor

ZYRTARE/ U dërgua në shtëpi në mes të Botërorit, portieri i njohur jep dorëheqjen nga kombëtarja

F.autor

Barcelona nuk ndalet, Messi shënon ndaj Leganes

Sadik.Autor

Leave a Comment