Futboll Shqipëri Sport

ZYRTARE/ Talenti i Shqipërisë rinovon kontratën me AEK-un deri në vitin…

Mario Mitaj do të vazhdojë të jetë pjesë e AEK-ut në Greqi të paktën deri në verën e vitit 2026.

Mbrojtësi i Shpresave, i cili në këtë bëri edhe debutimin e tij me skuadrën e parë të klubit grek, shihet si një lojtar me të ardhme të madhe dhe për këtë arsye drejtuesit e klubit nga Athina kanë vendosur t’i rinovojnë kontratën, të paktën deri në verën e vitit 2026.

Në këtë mënyrë, Mitaj do të vazhdojë të jetë pjesë e AEK-ut, edhe për 4 sezone të tjera.

17-vjeçari është pjesë e AEK-ut që nga viti 2017, kur u bashkua me ekipin e të rinjve dhe këtë sezon kaloi te ekipi i parë, falë paraqitjeve të shkëlqyera.

Related posts

REAL MADRID-SEVILLA/ “Los Blancos” duan me çdo kusht fitoren për t’u ngritur në garën për titull (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

GOLA DHE SPEKTAKËL NË “CAMP NOU”/ “Galaktikët” mposhtin Barcelonën dhe fiton “El Clasico”-n

Delo.autor

KUPA E BOTËS/ Panamaja shënon golin e nderit ndaj “TRE LUANVE”

Sadik.Autor

Leave a Comment