Futboll Seria A Sport

INTER-JUVENTUS/ Brozovic maratonomaku, Lautaro Martinez “mbret”… i faulleve. Ja shifrat në Derbin e Italisë…

I përjetshmi Havier Zaneti dhe goleadori Xhuzepe Meaca, askush si ata kundër rivalëve. Edhe Mario Baloteli ka lënë shenjën: 13 vite më parë në Kupën e Italisë u krijoi të gjithëve iluzionin. Ja disa nga shifrat e zikaltërve në derbin e Italisë.

39 – Si ndeshjet e Havier Zanetit kundër Juves: është interisti që ka luajtur më shumë ndeshje kundër bardhezinjve (Faketi është në kuotën 38). Në skuadrën aktuale, është Handanoviç lojtari më prezent me fanellën zikaltër kundër rivalëve të përjetshëm (18). Më prapa D’Ambrozio dhe Brozoviç, me 12.

10 – Si golat e Xhuzepe Meacës kundër bardhezinjve: është interisti që ka ndëshkuar më tepër bardhezinjtë, i ndjekur nga Boninsenja me 9 golat e tij. Në këtë Inter, ndërkohë, janë kroatët rreziqet më të mëdha për “Zonjën”: 2 gola për Brozoviçin dhe Perisiçin.

KUPA MË E ÇMENDUR (2-3) – Kur Baloteli eliminoi Juven ishte një pagëzim madhështie, tani është vetëm një peng. Më 30 janar 2008 Italia zbulonte bëmat e një 17-vjeçari në çerekfinalet e Kupës së Italisë: dopietë e Balotelit në Torino, 2-3 dhe Juventusi jashtë.

BARIQENDRA (51,8) – Kështu, skuadra është e ngushtë dhe shfrytëzon gjerësinë. Në kampionat bariqendra e skuadrës së Kontes është mesatare (51,8 metra). Ky Inter di të luajë pranë (është i grumbulluar në 34 metra) dhe shfrytëzon mirë gjerësinë (49,3).

11,4 – Si kilometrat për ndeshje të Brozoviçit: kroati është interisti që vrapon më shumë mesatarisht (11,455 më saktësisht) dhe është i treti në të gjithë Serinë A. I dyti mes lojtarëve të Interit (i 20-ti në total në kampionat) është Barela, me 11,056 kilometra të përshkuar mesatarisht çdo ndeshje.

16 – Si pasimet kyçe të Barelës në kampionat: sipas të dhënave të “WyScout” është interisti që ka kryer më shumë pasime përmes të cilave skuadra ka kaluar linjën e mbrojtjes dhe ka krijuar, kështu, situata të rrezikshme. I dyti është Hakimi, i ngjitur në kuotën 15.

MË I NDJEKURI NË RRJET – Vidal bën gjithmonë të diskutohet. Dhe djali Alonso është yll. Asnjë sportist, aktor “hollywood”-ian apo “rockstar” planetar do të mund të bëjë garë me CR7-ën. Më mirë të mos shikohen ndjekësit rivalë dhe të kthejmë përqendrimin te profilet zikaltër. Lukaku është imazhi i Interit të ri, Lautaro “xhevahiri” latin, Hakimi shkëlqen në botën arabe, por interisti më i ndjekur në rrjet është kiliani.

Vidal fiton me 14,4 milionë ndjekës të shpërndarë mes Europës dhe Amerikës. Kujdes edhe djalin: Alonso, “youtube”-r dhe yll i vogël në ueb, premton mirë me 404 mijë ndjekës dhe është vetëm 11 vjeç.

MË I GJATI – Ranokia, 195 centimetra, shikon nga lart edhe Handanoviçin.

MË I SHKURTRI – I vogël, por i paparashikueshëm: Sensi, 168 centimetra. KUSH SHKAKTON MË

TEPËR FAULLE – Jo vetëm gola dhe asiste: Lautaro godet (32 faulle deri tani). MË I GODITURI – Fatkeqi Barela, që tani 34 faulle të pësuara: askush si ai.

Related posts

SKANDAL NGA EKUADORI/ Ngacmime seksuale me futbollistet, shkarkohet trajneri i kombëtares (FOTO)

Delo.autor

LAJM NGUSHËLLUES PËR MBROJTËSIN E JUVES / 2 milionë euro në sezon bllokojnë rinovimin

Isa.Autor

Inter nuk ndalet në merkato, fituesit e tripletës pranë akordit me “yllin” belg

Isa.Autor

Leave a Comment