Futboll La Liga Sport

AFRIMI I PARË I PRESIDENTIT LAPORTA/ Ylli i Liverpool-it firmos parakontratë me Barcelonën, ja emri…

Xheorxhino Vajnaldum ka zgjedhur të largohet nga Liverpuli në fund të sezonit për t’iu bashkuar Barcelonës. “Sunday Times” shkruan se lojtari holandez ka rënë dakord dhe ka nënshkruar një parakontratë duke u bërë kështu afrimi i parë presidentit të sapozgjedhur, Joan Laporta, i cili në Katalunjë ka marrë mandatin e dytë, pas një dekade.

Vajnaldumit i skadon kontrata në verë, kështu që ai do t’i bashkohet Barcelonës me kosto zero. Mesfushori ka qenë një objektiv prioritar i bashkatdhetarit të tij Ronald Kuman, që nga emërimi i këtij të fundit si trajner i Barcelonës, gushtin e kaluar. Por, kriza financiare e spanjollëve parandaloi këtë lëvizje që në verën e kaluar.

Nënshkrimi i 30-vjeçarit është gjithashtu një votëbesim për trajnerin Kuman, i cili e ka stërvitur mesfushorin holandez në kohën kur ishte trajner i kombëtares holandeze, ndaj jo më kot e kërkonte me çdo kusht Vajnaldumin edhe në Barcelonë.

Related posts

ZBULON PRAPASKENËN/ Lopetegui tregon të vërtetën: Ja kush më shkarkoi

Delo.autor

Mesatarja e pikëve për ndeshje, Manchester City “mbret” në Europë

Q.Autor

ICARDI TEK JUVENTUS? Kjo mund të jetë një shenjë zbarkimin në “Allianz Stadium” (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment