Futboll Sport

BARAZIMI NDAJ FRANCËS PËR “KATAR 2022″/ Trajneri Shevchenko: Ishte një ndeshje shumë e fortë, por…

Andriy Shevchenko më në fund rigjen skuadrën e tij, duke qenë se dueli kundër Francës fshihte shumë fantazma të frikshme, që prej miqësores së muajit tetor, kur u mundën 7-1: “Duke parë forcën e kundërshtarit dhe të kaluarën me ta, këtë herë erdhëm në Paris me një plan specifik dhe ia dolëm.

E kishim përgatitur sfidën për t’u lënë sa më pak topa në dispozicion lojtarëve francezë më të rrezikshëm, por për ta bërë këtë duhet të vuanim, duhet të luftonim në çdo top, por pas këtyre 90 minutave mund të them se ia dolëm totalisht. Ishte një ndeshje shumë e fortë, por e luajtur në mënyrë perfekte nga ne. Dhe në fund, pika e marrë ishte më se e merituar”.

Related posts

Ronaldo, i vetmi që s’e mbështet transferimin e Neymarit te Reali

Sadik.Autor

E ÇUDITSHME/ Goli i javës në Premier League është shënuar pa dashje (VIDEO)

Isa.Autor

“TË GJITHË E DUAN MBAPPE NË MADRID”/ Presidenti Perez: Ju tregoj pse iku Zidane nga Reali

Delo.autor

Leave a Comment